IRDK

Mbahet takimi i radhës i Kryesis së Partia Egjiptiane - IRDK

foto

Data e publikimit: 11.11.2018-07:35 PM

Me datën 10.11.2018, kryesuar nga Kryetari i Partia Egjiptiane - IRDK z. Elbert Krasniqi në Pejë është mbajtur takimi i radhës i Kryesisë me këtë rend dite:
1. Formimi i 5 Grupeve Punuese dhe 
2. Të tjera

Me shumicën prezente, u miratua formimi i 5 Grupeve Punuese me propozim të Kryetarit të partisë, të cilat do të jenë:

1. G. P Imazhi dhe Dinamika e Partisë,
2. G. P Raporti i Drejtëpërdrejtë me Qytetarin (Rrafshi i Dukagjinit),
3. G. P Raporti i Drejtëpërdrejtë me Qytetarin (Rrafshi i Kosovës)
4. G. P Lista Zgjedhore
5. G. P Financimi i Subjektit

Gjithashtu janë caktuar edhe antarët e këtyre grupeve, të cilat do të fillojnë punën sa më parë që të jetë e mundur.
U propozua nga z. Fazli Stollaj që kryetari i Partisë z. Elbert Krasniqi të jetë edhe koordinator i këtyre Grupeve Punuese, propozim ky që u përkrah nga të gjithë njejtë si vetë formimin e këtyre grupeve.



Komento