IRDK

Takim i Kryesisë së IRDK-së

foto

Data e publikimit: 09.06.2018-09:58 PM

Në takimin e Kryesisë së IRDK-së të mbajtur me datën 09.06.2018 në Gjakovë është diskutuar lidhur me Kuvendin e VII zgjedhor që do të mbahet me 1 Korrik të këtij viti.

Kryesia e IRDK-së janë dakorduar për degët në Klinë dhe Fushë Kosovë. Deri me së largu me 20 qershor duhet të zgjedhën drejtuesit e degës së Kinës dhe Fushë Kosovës. Në takim është biseduar lidhur me ecurinë e dy dokumenteve strategjike: ndryshimet e statutit dhe hartimin e platformës. Është vendosur që draft platforma të publikohet menjëherë në mënyrë që të ketë mundësi që edhe anëtarësia të jetë pjesëmarrëse e këtij dokumenti. Gjithashtu është vendosur që ndryshimet e statutit të paraqiten para Kryesisë së IRDK-së me datën 23.06.2018.

Në këtë takim është vendosur që Kuvendi t’i zhvilloj punimet në Gjakovë duke filluar me punë në ora 11:00.



Komento