IRDK

Formohen grupet punuese strategjike

foto

Data e publikimit: 14.05.2018-11:34 PM

Ushtruesi i detyrës së IRDK-së, Elbert Krasniqi ka marrë vendim për krijimin e dy grupeve punuese lidhur me rishikimin e dokumenteve bazë të partisë: Statutin dhe Programin e partisë.

Grupin e parë për ndryshimet e Statutit të IRDK-së do të udhëheqë z.Mustaf Myrtaj dhe Xhevdet Neziraj, Haki Zaqiri dhe Sami Radi do të jenë anëtarë të këtij grupi.

Grupi për hartimin e platformës politke do të udhëhiqet nga z.Fazli Stollaj dhe anëtarë të këtij grupi do të jenë: Ramiz Zizaku, Muharrem Asllani, Flamur Ajetaj, Sali Berisha, Avdyl Berisha, Abedin Neziraj, Skender Qorri dhe Suad Musollaj.

Këto dy dokumente të cilat do të hartohen nga këto dy grupe punuese pritet të shqyrtohen dhe të aprovohen në Kuvendin e Përgjithshëm të IRDK-së.


Komento