IRDK

Elbert Krasniqi do t’a drejton IRDK-në deri në mes të vitit 2018

foto

Data e publikimit: 14.07.2017-11:02 PM

Këshilli Drejtues i IRDK-së ka mbajtur mbledhje në të cilën është diskutuar lidhur me rrugëtimin e mëtejmë të kësaj partie pas  zgjedhjeve të Qershorit.

Kryetari në dorëheqje, Xhevdet Neziraj, ka falënderuar të gjithë anëtarët për angazhimin në gjithë këto vite. Ai theksoi se përpjekjet e të gjithë neve, edhe në zgjedhjet e fundit nuk kanë munguar, por fatkeqësisht edhe kësaj here kemi mbetur jashtë Parlamentit. Xhevdet Neziraj i informoi anëtarët e Këshillit Drejtues për dorëheqjen e tij, duke theksuar se për shkak të përgjegjësisë time si kryetar unë kam dhënë dorëheqje. Angazhimi im në IRDK do të vazhdoj për sa kohë të ekzistoj IRDK, theksoi Xhevdet Neziraj. Ai i informoj Këshillin Drejtues se nga IRDK në Gjermani dhe Zvicërr kemi pranuar 2800 euro nga të cilat 2000 euro janë përdor për certifikim të IRDK-së në KQZ dhe 800 euro janë përdor proporcionalisht nëpër degët e IRDK-së. Ai shprehu falënderim të madh për diasporën për mbështetjen e vazhdueshme që i dha IRDK-së.

Pas diskutimeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues, Këshilli Drejtues në mënyrë unanime vendosi që të emëroi Elbert Krasniqin ushtrues detyre të Kryetarit të IRDK-së deri në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor i cili duhet të mbahet në fund të Qershorit të vitit 2018. Gjithashtu u vendos që IRDK në zgjedhjet lokale të shënoj fitore në të gjitha degët ku vepron IRDK.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të IRDK-së Elbert Krasniqi shumë shpejt do t’i takoj të gjitha degët në mënyrë që të vendoset veçantë lidhur me mënyrën e arritjes së objektivat e përfaqësimit të IRDK-së në zgjedhjet lokale.



Komento