IRDK

IRDK përmbyll fushatën zgjedhore

foto

Data e publikimit: 09.06.2017-09:58 PM

Në Gjakovë, në një tubim me simpatizant të IRDK-së, është përmbyll fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj ka falënderuar të gjithë anëtaret e IRDK-së, të gjithë aktivistët, të gjitha strukturat e IRDK-së të cilët u mblodhën pranë IRDK-së dhe i dhanë besimin IRDK-së. Ne gjatë këtyre ditëve takuam shumë burra e gra të cilët nuk deshëm të i bindim që IRDK të votohet sepse ata ishin të bindur. Neve na takuan shumë njerëz të zhgënjyer që i kishin besuar dikujt tjetër. Sot kur po e përmbyllim këtë fushatë, jemi shumë të bindur në fitoren e IRDK-së, në fitoren e komunitetit, në kthimin e dinjitetit të njerëzve tanë, theksoi kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj.

Në këtë takim ka folur edhe Fazli Stollaj i cili theksoi se misioni i IRDK-së do të jetë barazia sociale e komunitetit. Duhet të ndihet i turpëruar edhe deputetet, edhe ministrat edhe kryeministri, edhe shoqëria e Kosovës për njerëzit të cilët ekzistencën e tyre e sigurojnë nga kontejnerët, theksoi Fazli Stollaj. Elbert Krasniqi theksoi para të pranishmëve se ka ardhur koha që komuniteti të çlirohet nga klanet familjare që na kanë sundu për tri vite.

Kryetari i degës së IRDK-së në Gjakovë Skender Qorri i bindur në fitore të sigurt të IRDK-së i ka uruar që gjithë Gjakovaret për besimin e dhënë dhe për garantimin e fitores së IRDK-së. 



Komento