IRDK

5 vjet pa Ibish Bajramin

foto

Data e publikimit: 22.10.2016-08:17 PM

Në pesë vjetorin e vdekjes së liderit të Egjiptianëve të Kosovës Ibish Bajrami, Kryesia e IRDK-së ka përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e Ibish Bajramit.
Kryetari i IRDK-së theksoi se Ibish Bajrami, përpos që i mungon familjes së tij, ai na mungon të gjithë neve, në veçanti bashkëveprimtareve të tij. Shëmbëlltyra e Ibish Bajramit vazhdon të jetë motiv i vazhdimit të veprimtarisë së IRDK-së në mbrojtjen e dinjitetit të komunitetit tonë, theksoi Xhevdet Neziraj.
Në këtë ditë, kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj me bashkëpunëtor vizituan varrin ku prehet përjetësisht i ndjeri Ibish Bajrami.



Komento