IRDK

IRDK dega ne Fushë Kosovë feston 24 qershorin

foto

Data e publikimit: 27.06.2016-11:17 PM

Meqenëse java e trete e qershorit ishte java festive e komunitetit Egjiptian IRDK-ja dega ne Fushe Kosove iu bashkua kësaj feste kombëtare me datën 25 qershor me disa aktivitete simbolike dhe me një atmosferë festive ne mesin e këtij komunitetit.

IRDK-ja ishte një subjekt politik baze i cili u formua mu ne momentin e duhur pas luftës se fundit ne Kosovë e cila ia doli ti mbroj te drejtat dhe identitetin e këtij komunitetit edhe pse ne rrethana jo aq te mira. Pjese e këtij subjekti edhe dega ne Fushe Kosove e cila ia arriti qe ne situatat me te vështira ta formoj degën e IRDK-es ne mbrojtje te këtij komuniteti nga disa aktivist me ideale kombëtare. Njeherit dega e IRDK-es ne Fushe Kosove ishte edhe baze e këtij komuniteti ne Rrafshin e Kosovës pasi qe ishte e vetmja e formuar ne këtë pjese. Përkundër sfidave te subjekteve politike ne Fushe Kosove dega e IRDK-es ia doli mban ti dal zot komunitetit Egjiptian qe ta mbroj identitetin e vet,te drejtat dhe integrimin ne fushat tjera me gjitha shoqerite dhe komunitetet tjera. Edhe ne këtë vite dega e IRDK-es ne Fushe Kosove festoi 24 qershorin duke iu falënderuar udhëheqëseve te këtij subjekti . Duke pasur parasysh gjendjen e mjeteve financiare te kësaj dege ne festuam ne mënyrë simbolike 24 qershorin dhe fokusi i kësaj feste ishte se si te mbizotëroj një atmosferë gëzimi dhe hareje ne mesin e këtij komuniteti,andaj ne zgjodhëm tri pika te organizimit ne këtë feste; turnir ne shah, program për fëmijë (nxënës) dhe takim mbrëmje me një darke (iftar) meqenëse jemi ne muajin e shenjte te ramazanit. Për shkak te kushteve te ambientit te gjitha këto u realizuan brenda një dite,duke filluar nga ora 11:00h turniri ne shah me një numër simbolik te pjese marreseve ku tre fituesit e pare morën shpërblimin e duhur. Kënaqësia me e madhe ishte kur atmosfera festive kaploi tek nxënësit dhe fëmijët Egjiptian ne momentin kur filluan brohoritjet për këtë feste duke iu bashkangjitur edhe veglat muzikore surl e tupan, kur ata filluan marshin e tyre neper lagje me një numër prej afro 140 fëmijë dhe nxënës,e qe me pastaj atyre iu afrua një koktej nga organizatoret. Dhe me pastaj festa vazhdoj duke marre pjese ne darken -iftarin festive dhe fjalimin zyrtar me te pranishëm rreth 160 veta te moshave te ndryshme. Te pranishëm ishin edhe kryetari i IRDK-es zt.Xhevdet Neziraj dhe Avdyl Berisha si dhe shume haxhinje te nderuar te cilët iu përgjigjen kësaj ftese dhe këtë mbrëmje e bene edhe me te begatshme. Organizatoret theksuan se festa e 24 qershorit kaloi me një ambient kombëtar festiv duke iu falënderuar gjithë pjese marrësve dhe aktivisteve te degës se IRDK-es si dhe pronarit te lokalit i cili na mundësoi realizimin e këtij programi festiv. Se si kaloi 24 qershori dita e Egjiptianeve ne Fushe Kosove mund ta shihni edhe ne fotot e paraqitura,dhe se fundi ne emër te degës se IRDK-es nga Fushe Kosova dhe emrin tim personal ju uroj festen e 24 qershorit duke iu dëshiruar suksese, shëndet dhe harmoni ne familjet e komunitetit Egjiptian.



Komento