IRDK

Mbledhja e Këshillit Drejtues

foto

Data e publikimit: 11.06.2016-08:56 PM

11.06.2016, Pejë

Këshilli Drejtues i IRDK-së i mbledhur në një takim në Pejë, ka shqyrtuar obligimet statutare të këtij organi për të kompletur strukturat e IRDK-së. Për shkak se nuk ishin të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e degëve të IRDK-së, zgjedhja e nënkryetarëve, sekretarit dhe Këshillit koordinues nuk janë shqyrtuar. Në këtë takim është vendosur për Kryesinë e IRDK-së dhe janë miratuar parimet bazë për ndryshimin e programit të IRDK-së. Kryesia e IRDK-së ka këtë përbërje: Bislim Hoti, Fazli Stollaj, Gazmend Dervishi, Bedri Mustafa, Ramë Berisha, Sahit Balija, Skender Qorri, Elbert Krasniqi, Afrim Kryeziu , Labinot Maleshaj, Uran Fetahu, Liridon Kerellaj, Avdyl Berisha, Abedin Neziraj. Kryesia do të plotësohet edhe me nga një anëtar shtesë nga dega e Gjakovës dhe Fushë Kosovës, ndërsa pritet që të formohet edhe Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas, kryetarët e të cilëve do të jenë anëtarë të Kryesisë. Këshilli Drejtues ka miratuar parimet programore si në vijim:

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës - IRDK, deri në fund të këtij viti, do të rishikoj programin me qëllim të transformimit nga partia e qëndresës, mbrojtjes së ekzistencës dhe ngjalljes së shpresës, në parti socialdemokrate me platformë të qartë për individin dhe bashkësinë Egjiptian - Ashkali, bazuar në këto parime:

·         pjesëtarët e bashkësisë tonë etnike do të krenohen me Kosovën si atdheu i tyre i vetëm.

·         jo barazia, paragjykimet, prapambetja nuk do të jenë përcaktues të identitetin tonë kolektiv.

·         humanizmi, solidariteti, kultura ballkanike, arsimimi, integrimet evropiane, janë vlera që na bashkojnë me gjithë të tjerët në shoqërinë e Kosovës.

·         autoktonia është krenaria jonë.

·         vetëm tregimi mbi prejardhjen tonë jo domosdoshmërish e garanton perspektiven tonë.



Komento