IRDK

Mbahet konsultime për formimin e strukturave të reja të IRDK-së

foto

Data e publikimit: 31.05.2016-10:47 PM

Klinë, 31 Maj 2016

Nën kryesimin e kryetarit të IRDK-së Xhevdet Neziraj, është mbajtur një takim konsultativ me kryetaret e degëve të IRDK-së dhe bashkëpunëtorët tjerë. Kryetari i IRDK-së paraqitur idetë për veprime në të ardhmen nga ana e strukturave që priten të formohen, duke venë në theks të veçantë konsultimet që i ka zhvilluar nëpër degë të ndryshme. Të gjithë pjesëmarrësit në takim janë pajtuar që mbledhja e Këshillit Drejtues të mbahet me datën 11 Qershor dhe në këtë forum të merret vendimet lidhur me organet e IRDK-së të cilat janë të përcaktuara me statutin e IRDK-së dhe gjithashtu të debatohet për një strategji me top synim e rikthimit të IRDK-së në Parlamentin e Kosovës. Në takim është biseduar edhe për festimin e 24 Qershorit dhe është arritur pajtueshmëri që festimi të bëhet nëpër të gjitha komunat ku funksionojnë degët e IRDK-së dhe në ditën e ardhshme do të bashkërendohet orari i këtyre manifestimeve.



Komento