IRDK

Ballkano-Egjiptianët: Identiteti, mitologjia, të dhënat historike dhe kultura

foto

Data e publikimit: 13.10.2013-02:28 PM

Normal 0 false false false EN-US X-NONE AR-SA MicrosoftInternetExplorer4

Me datën 13.10.2013, në Pejë, Prof.Dr.Rubin Zemon ka ligjëruar para studentëve dhe pjesëmarrësve tjerë të komunitetit egjiptian temën " Ballkano-Egjiptianët: Identiteti, mitologjia, të dhënat historike dhe kultura". Dr.Zemon theksin e vendosi te Identiteti duke i veçuar etnonimet dhe egzonimet, entonimet që shumica prej tyre i referohen Egjiptit si:  Gjupci, Egjupci, Jupci, Ejupci, Ojupci , Agupti, Gjyp, Egjup, Evgjit, Jevg, Magjup, Kepti, K’pti/Kiptijan, Misirli, Giftoi, Gitanos, Gitans, Gypsy, pastaj etnonimet që ndërlidhen me profesionin: Kovachi, Esnaf, Ashkali dhe etnonimet tjera si: Faraon, Firaon, Farvan, Gjivgjan etj. Paraqitjet e para publike u bënë pas proceseve liberale të ish Jugosllavisë ku me kushtetutë e lejua deklarimi i përkatësisë etnike. Deklarimi u bë në vitin 1971 dhe vitin 1981 por pasi që nuk kishte grafe për egjiptianët, këta u kategorizuan si "të tjerë". Pra deklarimet e para ndodhen në vitin 1980 në Maqedoni,  por edhe në Kosovë, Bullgari dhe Shqipëri ka pas shenja të paraqitjes së identitetit etnik Egjiptian. Në vitin 1999, pas intervenimit ndërkombëtar,  komuniteti ndërkombëtar ishte befasuar me paraqitjen e komunitetit Egjiptian në Kosovë, ku edhe u cilësua në forma të ndryshme si "krijesa të Milosheviqit",  si "romë që flasin shqip", si "krijesa të intelektualëve maqedon e serb" etj. Në këtë kohë, pra në vitin 1999 kishim dy rryma: Rryam Egjiptiane - që origjinën e paraqet nga Egjipti, dhe rryma Ashkali - që përdorin emërtimin e tyre tradicional.

Egjiptianët në Shqipëri  "nuk pranohen" zyrtarisht nga shteti shqiptar me arsyetimin se nuk kanë dellime në gjuhë, religjion, kulturë etj, duke pretenduar se dallimi i vetëm është në ngjyrë, duke shfaqur shenja të racizmit ndaj Egjiptianëve në Shqipëri.  Shumë raporte ndërkombëtare e kanë evidentuar diskriminimin racor nda egjiptianëve në Shqipëri. Prof. Zemon paraqiti edhe një pasqyrë lidhur me Egjiptianët në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi.

Lidhur me të dhënat historike prof. Zemon përmendi Herodotit, ndërsa arkeologjia dhe dokumente nga Vatikani dhe Bizanti trgojnë lidhur me praninë e Egjiptianëve në Ballkan. Prania e Egjiptianëve në Ballkan mësohet edhe nga mitologjia si miti i Kadmus, Hefestus, Minotaur, Jason dhe Aleksandri i Madh. Dëshmi mbi praninë e tyre në Ballkan e gjejmë edhe në dokumentat që tregojnë për konfliktet kishtare krishtere monofitike të Aleksandrisë dhe Vatikanit, ku Egjiptianët e Ballkanit ishin viktima të këtyre konflikteve. Në këtë ligjeratë u përmend edhe konfuzioni me romët në shekullin e XIV kur romët erdhën në Ballkan, dhe gjendjen e grupeve etnike gjatë perandorisë otomane ku etnia e kishte humbur rëndësinë karshi përkatësisë fetare, pra kur organizimi ishte bërë në milete. Profesor Zemon përmendi lëvizjet nacionale  ku në kongresin e Berlinit me 1878 u njohën shumë shtete nacionale ndërsa egjiptianët e Ballkanit mbetën të ndarë në këto shtete ku edhe iu nënshtruan asimilimit. Ai përmendi edhe modelin arian, ku popujt paragjykoheshin sipas ngjyrës dhe kjo ishte shumë e dëmshme për egjiptianët sepse me paragjykime u kategorizuan me grupet tjera që përngjanin. Kjo ishte e dëmshme veçanërisht për shkak se modeli arian u instalua në shkollat evropiane dhe të gjithë që shkolloheshin në këto shkolla nuk bënin dallime në mes të egjiptianëve dhe romëve. Dr.Zemon përmendi edhe metodat e testimeve gjenetike përmes ADN-së për të përcaktuar prejardhjen etnike. Ai përmendi kromozomin E-M78 i cili dominon në Tebe të Egjiptitn ndërsa gjendet edhe te 44% e Grekeve në Peloponez, 45.6% te shqipfolësit e Kosovës, 34.4% te shqipfolësit e Maqedonisë.

Ligjëratën e përcjellën edhe shumë pyetje nga të pranishmit të cilët morën përgjigje nga Dr.Rubin Zemon.


Komento