IRDK

Tensionet që na përcjellin në çdo hap

foto

Data e publikimit: 11.05.2015-12:22 AM

Keqpërdorimi i komunitetit nëpër deklarata të pa matura me qëllim të promovimit të vetvetes është i dëmshëm dhe degradim i të arriturave të deri tanishme.

Kështu ndodh kur Veton Berisha ka dëshirë të madhe që ta njoh dikush përmes televizionit, siç ishte rasti në Klan Kosova, dhe me mendjelehtësi e keqpërdor komunitetin dhe shkakton tensione të panevojshme. Interpretimi i historisë së komunitetit tonë nga politikan e ish politikan në emisione televizive dhe përmes video mesazheve me një stil të klerikëve arab e dërmojnë komunitetin i cili nuk e ka mbështetjen e duhur nga shoqëria e Kosovës. Interpretimi racist për ashkalit nga Veton Berisha si ''ashkla'', interpretimi i Sabit Rrahmanit se ''Egjiptasit janë krijesa të Milosheviqit'', pa aftësia për interpretim të realitetit lidhur me Egjiptianët nga deputeti që po na ''zbardhë fytyrën'' janë kthim mbrapa.

Tani është koha që Veton Berisha të tregoj rezultatet konkrete sepse populli ka pa mjaft fotografi. Ai duhet të tregoj se si nuk arriti që të bind koalicionin qeveritar që të votoj Ligjin për Festa, amandament i të cilit ishte edhe 24 Qershori. Populli duhet të di se ku janë 38 000 euro e PLE. Si duket ndryshimet që i paralajmërojke paskan qenë këto që po i shohim tani - që ti punësoj vetëm familjarët e tij.

Populli e ka të qartë se politika nuk bëhet duke i mohuar të arriturat e deri tanishme dhe duke e vetëshpall veten ''shpëtimtar'' të popullit. Po ashtu dihet se politika nuk zhvillohet me ''konobar'' e ''kongatar''.

Tensionet na përcjellin në çdo hap. Edhe miratimi i simboleve që ishte nismë e IRDK-së u devalvua dhe u tensionua. Simbolet u bënë duke dergu nga Kosova në Ulqin njerëz që nuk kanë asnjë peshë vetëm se dinë me duartrokit. Emblema e miratuar në Ulqin është një vlerësim në të cilin edhe IRDK ka qenë pjesëmarrëse. I mbetet popullit që të pranoj si simbolin e tyre. Këtu duhet sqaruar se simbolet e grupeve etnike nuk përcaktohen me asnjë ligj në Kosovë. Prandaj këtu duhet demantuar Sabit Rrahmanin se flamuri i ashkalive është pranuar nga institucionet e Kosovës. Për momentin në Kosovë grupet e caktuara etnike nuk kanë pengesë që të kenë simbolet e tyre apo ''flamur kombëtar'', por ato nuk përcaktohen me asnjë ligj dhe nuk ndalohen, prandaj edhe Egjiptianët mund te kenë flamur sikur ashkalit. Ne kemi mundësi që të dalim me emblema e flamuj por ato duhet të jenë për popullin.

Xhevdet Neziraj



Komento