IRDK

Nuk jam pishman

foto

Data e publikimit: 01.05.2015-08:17 PM

Unë hala nuk i kam ra pishman, sikur disa anëtarë të Komisionit për simbole, lidhur me emblemën e përzgjedhur.

Tash po dalin spica se emblema e përzgjedhur qenka ''shumë Egjiptiane'', se qenka ''faraoni'' i cili paska qenë kundër myslimanëve, ose dikujt po i shtihohet ky simbol si ''përbindësh'' e dikush e quajti degjalli. Edhe pse këto ditë e hapa shumë rrallë facebook-un, më duket se ''pishmanlitë'' më të mëdhenj të emblemës janë ata që deshën të kthehen në ''shtëpi'' me flamur dhe ata që nuk deshën të kthehen nga Ulqini pa nënshkruar diçka. Populli nuk është as ''për'' e as ''kundër'' emblemës. Kur unë këmbëngula në Ulqin që çdo vendim i cilit do organ për simbole duhet t'i nënshtrohet një votimi online për të fituar legjitimitetin e plotë, ata që tani i kanë rënë pishman më thoshin: ''Kush është populli?, Ne jemi ata që vendosim''.

Unë nuk habitem nëse populli do të pyetej e nuk do të pranonte mirë këtë emblemë për shkak se populli edhe ashtu nuk ndihet aspak Egjiptian.

Emblema nuk është një shenjë në të cilën duhet të besojmë në elementet e saj. Pra nuk është e nevojshme që besimin tonë në zot të krahasojmë me një shenjë që shpreh identitetin etnik. Në emblemë nuk është aspak e arsyeshme që të vendosen edhe elemente të besimit fetar për shkak se religjionet i kanë librat e shenjë dhe simbolikat e tyre. Vlerat e besimit fetar me vlerat etnike janë të pa krahasueshme. A duhet që tash të filozofojmë se çka paska qenë dielli te Egjiptianët e Lashtë kur diellin edhe sot e shohim, na ndriçon, na ngroh dhe na mban gjallë!. Si të simbolizohet Ballkani me mirë se me kala, ku gati s'ka shehër në Ballkan që nuk ka kala.

Cila është e veçanta e jonë në Ballkan që duhet me vendos në emblemë?

A nuk mjafton që pa u leshu aspak në analizë kjo emblemë në shikim të parë tregon shumë qartë simbolikën e Egjiptit të Lashtë. Për këtë punë edhe shërben emblema, për identifikim të lehtë. Emblema duhet të jetë identiteti, pasaporta e secilit prej neve.

Unë habitem me ata që tani po donë të bëjnë korrigjime te emblema. Emblema e përzgjedhur ose pranohet ose nuk pranohet. Nuk mund të korrigjohet tani. Korrigjimi bëhet me përsëritje të procesit prej fillimit e jo duke arnuar këtë proces Nëse dëshirojmë me ditë se sa e pranueshme është kjo emblemë, duhet pyetur popullin. Popullin nuk e ka pyet kurrë askush. As atëherë kur u vendos që ne të ''ringjallemi'' si Egjiptian.

Dihet kush janë Egjiptianët: ata të vjetrit - Jugoslavenski Egipcani, të pas '99 - Shqiptaro Egjiptianët dhe Xhon Egjiptianët - RAE Egjiptianët. Ky është një muhabet tjetër por dihet fakti se as krejt familjarët e këtyre veprimtarëve te tri gjeneratave nuk ndihen e as nuk deklarohen Egjiptian. Prandaj mospranimi i një simboli që përmban simboliken e Egjiptit të Lashtë vë në dyshim edhe identitetin tonë etnik si Egjiptian.

Unë jam i sigurt se kam votuar për emblemën e cila ishte njëra prej atyre që i plotësoi kriteret e konkursit. Unë këtë prononcim e bëra më shumë për të treguar publikisht se nuk e kam ndër mend të merrem me simbolet, dhe tash e tutje nuk jam as kryetar e as anëtar i Komisionit për simbole.

Fazli Stollaj



Komento