IRDK

Egjiptianët e Ashkalitë po largohen me të madhe nga Kosova

foto

Data e publikimit: 20.11.2014-06:55 AM

Komuniteti Egjiptian e Ashkali i Kosovës po e gjejnë shpëtimin nga barra e rendë e jetës e cila po i jepte aq bukë sa me mbet gjallë.

Shoqëria e Kosovës, këtij komuniteti gjithmonë i mohoj dinjitetin duke e shty përmes racizmit  në shtresën e fundit sociale. Qeveria gjysmë-funksionale e Kosovës, e veshur me fasadë të demokracisë,  e shtyrë nga organizmat ndërkombëtar me mision të mbrojtjes se të drejtave dhe lirive të njeriut, miratuan dhe nuk e zbatuan një strategji për integrimin e komuniteteve egjiptian e ashkali dhe atij rom. Këta organizma ndërkombëtar, me direktiva të lobeve rome në Këshillin e Evropës, kishin për mision romizimin e Egjiptianëve e Ashkalive, dhe këtë qëllim e paketuan në Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali, Egjiptian në Republikën e Kosovës 2009 - 2015.

Ndonëse komuniteti Egjiptian ligjërisht i pozicionuar mirë, i përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës me vend të garantuar, diskriminohet edhe nga të diskriminuarit. Qeveria e Kosovës grumbulloj katundar serb në Ministrinë  për Komunitete dhe Kthim me seli pranë stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Kjo ministri nuk punoi vetëm për serb por edhe për të ngrit veten lartë në listën e ministrive të korruptuara. Në këtë vit kjo ministri, me miratim të Qeverisë, i largoj dy projekte kapitale për komunitetin Egjiptian në Pejë dhe Istog edhe pse të miratuara në Parlament në Ligjin për Buxhetin e vitit 2014. Ministria e katundarëve serb, prej kur është themeluar, nuk ka planifikuar asnjë projekt për komunitetin egjiptian. Dy projektet e larguara ishin futur me ''dhunë'' përmes amendamenteve të Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Ishte shprehur shpesh shqetësimi nga deputeti i komunitetit Egjiptian lidhur me domosdoshmërinë e punësimit të pjesëtareve të këtij komuniteti në polici, doganë, ndërmarrje publike e administratë. Këto shqetësime u adresuan shpesh edhe të përfaqësuesi ndërkombëtar për mbikëqyrjen e implementimit të Pakos së Ahtisarit, Petar Feith, por ai nuk i hyri kësaj pune për një komunitet '' të pa rëndësishëm'', sepse ai po caktonte kufijtë e komunave të reja për serbet lokal.

Sigurimi i bukës së gojës për darkë nga shitja e kanaqeve të mbledhura nëpër kontiniera të hedhura nga ata që kanë mundësi që të pinë edhe coca-cola  e birra, është jeta e bërë rutinë për një shtresë të këtij komuniteti. Familjet që sigurojnë ekzistencën duke punuar atëherë kur dikush ka nevojë për punë, është një kategori tjetër dhe ata që kanë familjar në Perëndim dhe kohë pas kohe ndihmohen nga ata është një tjetër kategori.

Gjermania, përmes Hungarisë, hapi në heshtje kufijtë dhe qendrat e azilit për skamnorët. Te komuniteti ka marrë hov lajmi se Gjermania po pranon të ikur dhe nuk do t'i kthej të paktën për katër vite. Ata që jetojnë nga kanaqet nuk po ikin nga Kosova sepse nuk kanë pare për t'i paguar kontrabandistët e vendosur në Suboticë. Kategoria e dytë dhe e tretë sociale po marrin kredi apo borxh për t'ja mërsyer fillimisht  burgjeve të Hungarisë, dhe më pas për në Gjermani, pas marrjes së lejes nga autoritetet e Hungarisë.

Nuk dihet saktë se sa familje të këtij komuniteti u larguan për në Gjermani, por vlerësohet se për çdo ditë nga secila komunë ku jeton ky komunitet nisen për në Hungari rreth 7-8 familje. Politikanët e këtij komuniteti nuk po kanë guximin të bëjnë thirrje që të mos largohen dhe shfaqen në rrjeta sociale duke u çaraveshë kinse po bëjnë shumë punë për komunitetin.

Egjiptianët e Ashkalitë po largohen me të madhe nga Kosova në prag të këtij dimri përmes burgjeve të Hungarisë, për të arrit deri te një jetë e dinjitetshme, sepse Kosova i pa dhe i trajtoj këta njerëz përmes objektivit të racizmit. Deputetet e këtij komuniteti do të jenë në Parlament  vetëm për paga sepse populli i tyre po rehatohet në kampet e azilit në Gjermani. Këta deputet tani veç e kanë filluar betejën që autoritetet gjermane të mos i kthejnë kurrë këta njerëz në Kosovë. Nëse e arrijnë këtë, ata nuk do të garojnë për '' vend të garantuar '' por do të jenë: deputet me mandat të garantuar deri në pension.



Komento