IRDK

Oda dhe Fondi për mbështetjen e subjekteve politike!

foto

Data e publikimit: 31.03.2014-04:25 PM

Elbert Krasniqi

Ditëve  të fundit ODAT e Egjiptianëve të Kosovës kishin mikpritje të hapura për miq, e të gjithë  ata që po vërsulen në to, para vetës kanë një detyre bajagi  të vështirë. Tradicionalisht në to janë shtjelluar  shumë punë e konteste  të popullit, por këto ditë  funksioni tradicional i tyre ka pësuar një ndryshim të madh, duke shtjelluar  pikë për pikë  arsyen e Formimit të Subjekti të ri Politik,  siç do t’i lexoni në vijim:

1.    Bartës  i listës të jetë Fazli Stollaj dhe JO Xhevdet Neziraj?

Përgjigja:  Pak a shumë sikur në Kuvendin e Fundit Zgjedhor, kur nga Delegatet e një dege për ta sfiduar Liderin propozojnë si kundër kandidatë po të njëjtin  bashkpartiak! Pa pëlqim të tij.

Arsyetim: Ka legjitimitetin e Kuvendit të fundit për Kryetar të Partisë, në listë të hapur në zgjedhjet e fundit nacionale ka marrë më së shumti vota. Nga zgjedhjet e fundit  lokale është marr një vendim për bartës të Listës dhe deri në një vendim tjetër do të vlejë e njëjta praktikë.

2.    Kuvendet Urgjente në Degët e IRDK-së,  JO Kuvend  Qendrore?!

Përgjigja:  T’i  dërgojë në shtëpi Kryetarët aktual, përkrahës të Kryetarit Xhevdet Neziraj,  e të sjell Kryetar të ri  të cilët do të  votojnë pro ndërrimit të praktikës Kryetari-Bartës i  Listës.

Arsyetimi:  Nuk jeni të pranueshëm në popullatë, i keni humbur zgjedhjet!  Fazli Stollaj, nuk  pranojë të jetë bartës i listës më herët,  ky është çelësi ideal për  Vendin e Rezervuar  në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e pastaj nuk bëhet vonë për Kuvend në Nivel Qendror që të zyrtarizohem Kryetar.

3.    Ndërrimi i Emrit dhe pagëzimi me Emër Nacional! 

Përgjigja:  Kërkesa i  është dërguar Kryetarit dhe Kryesisë së Partisë, ata nuk do ta pranojnë me justifikimin se  nuk është në kompetencat e tyre! 

Arsyetimi:  Kështu,  ultimatumi O gjitha kërkesat O IKA, këtu është viza për të  fituar simpati e me formu një subjekt të ri. 

4.    Publikimi i llogarisë Bankare nga 2004 ….. ! 

BINGO! Odave kjo po ju pëlqen, kjo temë po jap material me diskutu. Ashtu ashtu gjitha pikat e tjera të kërkesës nuk po bëjnë përshtypje të madhe!

Në  Oda po e dinë që Fazli Stolla nuk ka nevojë për avokat dhe avancimi i tij në IRDK është  dhe do të jetë rezultat  i kontributit të tij.

Kuvendet Partiake, e kanë kalendarin e tyre zgjedhor,  edhe ashtu jemi mësuar me kërkesa për reformim në prag të zgjedhjeve.

Emri Nacional, po ju kujtohet që edhe dikush më parë pat luajtur në të njëjtën Kartë (Letër) dhe nuk pat sukses!

Gjithë andej në fshatra e lagje ku jetojnë Egjiptianët në Kosovë, në ato ODA  ku ka arritur Kasneci më informatat për “dorëheqje”  pika 4 është me e diskutuara dhe me atraktivja, ku varësisht nga disponimi dhe imagjinat ju tregohet se çka krejt do të mund të bëhej e ndërrohej më këtë buxhet. Sigurisht  jo e Vërteta, sigurisht që në asnjë nga këto takime nuk ju tregohet së më Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, në Nenin 8:

Fondi për mbështetjen e subjekteve politike

Qëllimi i përdorimit të mjeteve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike

 1. Mjetet nga Fondi mund të përdoren për këto qëllime:

1.1. financimi i aktiviteteve të subjekteve politike;

1.2. financimi i degëve të subjekteve politike;

 1.3. për shpenzime materiale vjetore të deputetëve dhe punën e Grupeve  Parlamentare për aktivitete partiake;

 1.4. për shpenzime për zgjedhjet lokale dhe qendrore, dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të subjekteve politike.

E  precizon se për çfarë mund të shfrytëzohet  Fondi për mbështetjen e subjekteve Politike dhe për çfarë jo! E sigurisht që në këto takime  nuk ju tregohet se të gjitha Raportet Financiare Vjetore  dhe Raportet e Auditit mund t’i gjejnë online në faqe të KQZ-së  (http://www.kqz-ks.org/sq/raportet-financiare-auditimet),  ku mund të shihet se sa secili Subjekt Politik përfiton nga Fondi dhe ku shkojnë ato mjete.

E drejta në asocim dhe pluralizëm partiak si baza të demokracisë e njohin dhe e pranojnë konkurrencën dhe për vendet e Rezervuara, “alternativa” politike të Egjiptianet do të duhej të shpalosë programin politik, nëse ka, dhe jo të instrumentalizoj më qytetarët e ndershëm.



Komento