IRDK

Ka ardhur koha për Aktivizem Qytetar

foto

Data e publikimit: 27.01.2014-09:59 AM

Veton Berisha

Më  lejoni që  edhe un të japë mendimin tim në lidhje me temën e cila po diskutohet . Unë në një web faqe ku është publikuar lajmi për vizitën e përfaqësuesve Ashkali në Komunën e Gjakovës e kam komentuar  shkurt si në vijim:  “Kësaj i thojn sikur met ardh dikush ne shtepi tone edhe me ti kry punt tua. Pra shtëpi pa zote shtëpie. Deri kur duhet me u mundu njeriu i shendosh me perfitu ne fatkeqesin e fukaras te shkrete. Deri kur njeri i shendosh ne kry me e lon shpin e vet keq e me u mundu me e ndreq shtepin e huj. Ku jeni o Gjakovar a nuk po shihni se çka osht duke ju ndodha...!

Në ketë rast  shqetësimi paraqitet nga të dyja anët, në njërën anë pasiviteti i përfaqësuesve të komunitetit Egjiptian, përfaqësuesve të IRDK-së  në Gjakovë  në mbajtën të informuar opinionin dhe mediat për aktivitetet rreth ndihmës së kësaj familje pasi që nga përfaqësuesit e Egjiptianëve si nga IRDK, ashtu edhe nga të tjerë është bërë kogja shumë që të ndihmohen këto familje por me siguri nuk është shfrytëzuar fatkeqësia e këtyre familjeve që të bëhen poena politik.

 Në anën tjetër si mund të komentohet sukses i përfaqësuesve të komunitetit Ashkanlinjë ndihma e dhëne këtyre familjeve kur  janë me qindra familje  ku PDAK dhe PAI ka shtrirje dhe nuk ndërmerret asnjë veprim që të ju ndryshohet gjendja e tyre.  Shtrohet pyetja a është në rregull që mbi fatin e familjeve të dëmtuara me rastin e djegjes së shtëpive të mundohet nga liderët tanë politik të përfitohet në mënyrë që të ketë rritje politike. Athu vallë gjithmonë duhet të mundohemi të i  shfrytëzojmë këto raste që të ketë ngritje.  Kjo praktik e komunitetit Ashkali është praktikuar edhe me rastin e ndarjes së Komunitetit Egjiptian në atë Ashkali sepse të gjithë pjesëmarrësit të atij misioni të famshëm kanë qenë të atij niveli të njejt me gjendjen e këtyre familjeve  të djegura“ Hallegji”, dhe paramendojeni se sa lehtë është të manipulosh me ketë nivel të njerëzve.  Me tregoni ju lutem se në vije institucionale sa ka mundësi një zv.Minister i Kulturës të kontribuoj në rindërtimin e shtëpive të djegura. Me gjithë respektin që unë kam për z.Elshanin  ai në rast se ka qenë i vullnetit të mirë të ndihmoj Egjiptianet e kishte rastin të e ndihmoj projektin e Ditës së Egjiptianëve  kur ne kërkuam nga kjo ministri përkatësisht nga z.Zv.Minister  të e ndihmoj aktivitetin me rreth 1000 euro  nëse nuk gaboj  edhe pse ishte ne dorën e tij kjo nuk u arrit të realizohej . Megjithatë ne e implementuam aktivitetin në fjalë. Po ashtu z.Elshani ka qenë pjesë e bisedimeve për çështjet kontestuese në mes të komunitetit Egjiptian dhe Ashkalnlinjë për ketë fakt kamë qenë shumë i gëzuar me pjesëmarrjen e tij  dhe kolegve të tij partiak por kjo nuk dha asnjë rezultat.

Kisha dasht më shumë dëshirë të informohesha  se cila ka qenë ndihma gjatë gjithë mandatit qeveritar që këta zotërinj mbajnë në dhënie të ndihmës njerëzve të komunitetit Egjiptian.  Ne nuk jemi asnjëherë kundër ndihmës së  askujt në raport me komunitetin Egjiptian sepse për atë edhe jemi të thirrur por  jo me 100 mijë qëllime të këqija që e dërgojnë akoma me thellë problemin Egjiptian – Ashkali.  Përse nuk u ftuan edhe përfaqësuesit e komunitetit Egjiptian në ketë takim në mënyrë të dëshmohet se aktiviteti është i sinqertë !?   Nuk kemi frik nga konkurrenca por ju ftoj që të dëshmoni se keni ndjenja humane …!                     

Ne me gjithë përpjekjet që kishim që të bashkohemi  pasi që po konsiderojmë nga të dyja palët se jemi të njëjtë atëherë cili është qëllimi i mos  bashkimit- “Shumë e qartë Interesa të thella Personale dhe Politike ”.  Është shumë evidente se sa kemi bërë ne Egjiptianët që kjo ndarje të eliminohet sa angazhimi ka qenë sidomos në kohën e fundit në krye me z.Fazli Stollaj dhe të gjithë e dinë se kush u deklarua  kundër bisedave për të u bashkuar . 

Të nderuar a mendoni se Partitë Politike janë dhe duhen të jenë ata që e mbajnë fatin e popullit tonë në dorën e tyre? Unë mendoj se nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë sepse nuk janë të sinqertë dhe në këtë rast asnjëherë nuk do të ketë sukses që ne të jemi të bashkuar.

Të nderuar ka ardhur koha për Aktivizem Qytetar (Qytetari Aktive) vetëm ata janë të thirrur për të e marrë në dorë fatin e popullit sepse mjaft ma duhet të jemi të manipuluar.  Nga fati i ndarjes sonë janë shumë individë që janë duke u pasuruar më të madhen, a duhet lejuar kjo - Jo në asnjë mënyrë. Ne kemi nevojë për aktivizëm qytetar, asnjëherë  nuk  duhet lejuar që fati i popujve tanë të jetë na duart e politikanëve “ MANIPULANT” .   Sa për informatën tuaj , IRDK ka çdo ditë oferta për të hapur degët e saj ku në shumicë  ka shtrirje PDAK dhe PAI bile edhe nga anëtar të kryesive të  këtyre partive, por mendja e shëndosh nuk po na lejon sepse ne në  atë formë ne do të i thellojmë  akoma më shumë ndarjet tona .

Bëj thirrje që të kemi kujdes në veprimet tona sepse një ditë do të kemi përgjegjësi  dhe jam shumë i  bindur se populli një ditë do e thotë fjalën e vet dhe do e merr fatin e vet në dorë pasi qe  nuk po e din se konë e ka zote shtëpie dhe kanë shumë të drejtë. Pse gjithmonë fajtor janë populli me rastin e dështimit në zgjedhje, a nuk po e shohim veten çka jemi duke bërë. More burra edhe dorëheqja është zgjidhje bile edhe “Burrëri”…!

Politikanët  tonë janë bërë si mjeshtrit që thuhet në popull  “Mjeshtri  krejt shpijat e të tjerëve i ndërton ndërsa të veten e ka para shkatërrimit ” Deri kur kështu…?!

Bëj thirrje të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë kudo që janë ndihmoni Egjiptianet dhe Ashkalit  kudo që janë nuk ka asgjë të keqe por mos manipuloni me ta sepse është gjynah i madh.

Puna ime e përditshme me ka bërë të jam më i ndishëm sepse e di që ka shumë familje tona  që nuk arrijnë me ngi barkun buk , ka shumë familje që nuk kanë kulm mbi kokë , ka shumë familje ju vdes fëmija dhe nuk kanë mundësi me ju jep ndihmën e parë mjekësore e ne të sillemi shumë komod me rroga kogja të majme e me vetura super luksoze e gjitha në fatin e njerëzve që i përmenda. TURPPP..!

A kishte me u ndi dikush i turpëruar në rast e ka ekstra  të rregulluar statusin familjar mbi fatin e keq të këtyre familjeve tona – Hajdeni o burra dëshmojeni ketë .

Nuk i frikohemi nga konkurrenca në asnjë mënyrë por të tregojmë moral pak.....!

 



Komento