IRDK

Iniciative e Re Demokratike e Kosovës do të quhet Partia Egjiptiane dhe do të drejtohet nga Elbert Krasniqi

foto

Data e publikimit: 01.07.2018-08:14 PM

Në Gjakovë, me datën 01 korrik, është mbajtur kuvendi i VII-të zgjedhor i kësaj partie. Kuvendi i ka filluar punimet me një minut heshtje për të nderuar Azem Kerellaj i cili dje ndërroj jetë. Kuvendin e kanë përshëndetur u.d. së kryetarit të IRDK-së z.Elbert Krasniqi, ish kryetari i IRDK-së z.Xhevdet Neziraj, z.Mustafë Myrta, z.Vllaznim Saku nga Zvicrra dhe z.Ramiz Zizaku nga Gjermania.

Kuvendit iu paraqiten ndryshimet e statutuit të IRDK-së nga kryesuesi i grupit punues për plotësim ndryshimin e statutit z.Mustafë Myrtaj. Kuvendi ka miratur ndryshimet e paraqitura. Emri i partisë do të jetë Partia Egjiptiane ndërsa do të ruhet akronimi IRDK, Kuvendi i Përgjithshëm do t’i ketë 81 delegatë, Këshilli Drejtues do t’i ketë 35 anëtarë plus katër anëtarë exofficio. Janë shtuar edhe dy dispozita të reja, ku parashihet kryetari i nderit i cili propozohet nga kryetari i IRDK-së dhe votohet nga kuvendi dhe do të ketë një Sekretar organizativ.

Pas prezantimit të platformës politike nga kryesuesi i grupit punues z.Fazli Stollaj, është miratuar ky dokument i cili do të shërbej në të ardhmen si udhërrëfyes i partisë Egjiptiane.

Kuvendi zgjedhor në mënyrë unanime ka zgjedhur për kryetar të Partisë Egjiptiane z.Elbert Krasniqi. Gjithashtu Kuvendi ka zgjedhur z.Bislim Hoti kryetar nderi të kësaj partie. Kuvendi zgjodhi Këshillin drejtues me 35 anëtarë.

Pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, krzetari i zgjedhur ka mbledhur Këshillin Drejtues. Këshilli Drejtues e zgjodhi Kryesues të këtij këshilli z.Mustafë Myrtaj dhe mori vendim për formimin e Këshillit nacional të partisë Egjiptiane.



Komento