IRDK

Shënohet 24 Qershori me promovim të një libri

foto

Data e publikimit: 24.06.2018-07:54 PM

Me rastin e 24 Qershorit, ditës së Egjiptianëve, në Istog është promovuar libri ‘’Xhevdet Neziraj në Parlamentin e Kosovës 2007-2014.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë qytetarë të komunitetit Egjiptian nga komuna e Istogut dhe komuna e Pejës, kryetari i komunës së Istogut z.Haki Rugova, nënkryetari i Istogut z.Lulzim Blakaj dhe kryesuesi i Kuvendit komunal të Istogut z.Qaush Balaj. Për librin e botuar nga shtëpia botuese Meshari nga Prishtina ka fol Fazli Stollaj i cili është edhe autor i librit. Ai ka përmendur konceptin politik dhe fokusin e diskutimeve të deputetit Xhevdet Neziraj gjatë periudhës që është përfshirë në këtë libër. Urime për 24 Qershorin dhe librin kanë drejtuar edhe kryetari i komunës së Istogut, kryesuesi i kuvendit komunal, Elbert Krasniqi, Mustafë Myrta dhe protagonisti i këtij libri Xhevdet Neziraj.

Libri është përmbledhje e diskutimeve të deputetit Xhevdet Neziraj gjatë periudhës 2007-2014 dhe komuna e Istogut përmes OJQ Vision02 e ka financuar shtypjen e librit.



Komento