IRDK

Kuvendi i përgjithshëm i IRDK-së mbahet me 1 Korrik

foto

Data e publikimit: 20.05.2018-09:02 PM

Kryesia e IRDK-së është takuar për të diskutuar lidhur me përgatitjet e Kuvendit të Përgjithshëm. Anëtarët pjesëmarrës kanë diskutuar lidhur me degët në Rahovec, Klinë dhe Fushë Kosovë. Janë pajtuar që në këto degë shumë shpejt të zgjedhën strukturat drejtuese. Është diskutuar edhe lidhur me dy grupet punuese lidhur me ndryshimet e statutit të partisë dhe hartimin e një platforme politike. Kryesuesi i Grupit punues për hartimin e platformës politike ka raportuar lidhur me takimin e parë të këtij grupi. 

Kryesia e IRDK-së ka vendosur që Kuvendi i Përgjithshëm i IRDK-së të mbahet me datën 1 Korrik të këtij viti në Gjakovë.

Gjithashtu është mbajtur takimi i parë i Grupit punues për hartimin e platformës politike. Në këtë takim është vendosur për strukturën e dokumentit dhe për mënyrën e diskutimit dhe miratimit. Drafti i parë i këtij dokumenti iu është shpërndarë anëtarëve të grupit punues.



Komento