IRDK

Të dorëhequrit e PLE-së aderojnë në IRDK

foto

Data e publikimit: 29.04.2018-09:19 PM

Sot me 29.04.2018, në Istog, në një takim të organizuar nga Kryesia e IRDK-së, është formalizuar aderimi i 21 ish anëtarëve të PLE-së në IRDK.

Në këtë takim, në të cilën kanë marrë pjesë drejtues të strukturave të IRDK-së dhe të dorëhequr të PLE-së nga komune e Pejës, Gjakovës, Istogut dhe Rahovecit, përmes nënshkrimit të një marrëveshje, është formalizuar aderimi i të dorëhequrve të PLE-së në IRDK.

Mustafë Myrtaj, themelues i PLE dhe ish zëvendës ministër në Qeverinë e Kosovë, si përfaqësues i të dorëhequrve, ka përmendur arsyet e dorëheqjes nga PLE. Ai ka theksuar se arsyeja kryesore e dorëheqjes ishte udhëheqja autoritare e kryetarit të PLE-së, keq menaxhimi financiar dhe jo transparenca. Ai iu ka bërë thirrje të gjithë anëtareve të sinqertë të PLE-së që të largohen nga PLE dhe t’i bashkëngjiten IRDK-së në mënyrë që komuniteti Egjiptian të përfaqësohet nga një subjekt politik me vlera demokratike.

Elbert Krasniqi, ushtrues detyre i kryetarit të IRDK-së ka mirëpritur aderimin e të dorëhequrve të PLE-së. Ai e ka vlerësuar guximin e të aderuarve, në veçanti vullnetin e tyre për të punuar sinqerisht për komunitetin tonë.

Marrëveshja e nënshkruar përmban dispozita të cilat do të rregullojnë vendimmarrjen, transparencën dhe reformat tjera statutare dhe programore të partisë.

Nga 21 të aderuarit në IRDK, njeri prej tyre ka qenë Kryesues i Këshillit Drejtues të PLE-së, dhe zëvendës ministër në Ministrinë e Administratës Publike dhe në Ministrinë e Arsimit, një nënkryetar i PLE-së, një anëtar i Kryesisë së PLE-së, dy kryetar dhe tre nënkryetar të degëve të PLE-së, si dhe anëtarë e aktivist të tjerë.



Komento