IRDK

Kryesia diskuton lidhur me zgjedhjet nëpër degë

foto

Data e publikimit: 16.01.2018-08:57 PM

Kryesia e IRDK-së e kryesuar nga u.d. kryetarit të IRDK-së, Elbert Krasniqi, ka diskutuar për zgjedhjet nëpër degët e IRDK-së. Fillimisht Elbert Krasniqi i ka informuar të pranishmit lidhur me takimet që i ka pasur gjatë periudhës së fundit, e që ndërlidhen me procesin zgjedhor të IRDK-së. Ai theksoi se deri me 31 janar të këtij muaji pritet të zgjedhën strukturat lokale në Pejë, Gjakovë, Istog, Fushë Kosovë, Rahovec ndërsa në Klinë, Prizren e degët në diasporë nevojitet edhe një afat shtesë një apo dy javore. Të pranishmit kanë diskutuar për datat e mbajtjes së Kuvendeve dhe është diskutuar Udhëzuesi mbi mbajtjen e Kuvendeve të degëve, në të cilin janë përfshirë informacionet lidhur me numrin e delegateve në secilën degë, agjenda e Kuvendit të degës dhe numri i delegateve prej secilës degë për Kuvendin e Përgjithshëm. Kryesia ka miratuar këtë udhëzues dhe janë pajtuar që nëse ekzistojnë mundësitë të rritet numri i degëve në disa komuna që nuk janë përfshirë në udhëzues.



Komento