IRDK

Takohet Këshilli Drejtues i IRDK-së

foto

Data e publikimit: 26.11.2017-08:25 PM

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të IRDK-së të mbajtur me datën 26.11.2017 në Gjakovë është analizuar lidhur me zgjedhjet lokale, shpalljen e zgjedhjeve të brendshme të IRDK-së në të gjitha nivelet dhe janë marrë disa vendime.
Elbert Krasniqi, u.d. i kryetarit të IRDK-së ka ftuar anëtaret e Këshillit që duke mësuar nga përvoja e zgjedhjeve të marrim veprime konkrete në mënyrë që në të ardhmen zgjedhjet të jenë të suksesshme. Lidhur me zgjedhjet e fundit kanë diskutuar të gjithë anëtaret e pranishëm. Duke e analizuar gjendjen aktuale në IRDK Këshilli drejtues vendosi që të shpall zgjedhjet brenda partisë. Zgjedhjet në të gjitha degët duhet të përfundojnë deri me 1 shkurt 2018. Lidhur me zgjedhjet brenda degëve do të përpilohet një udhëzues, i bazuar në statutin e IRDK, lidhur me procedurat e zgjedhjeve brenda degëve. Këshilli Drejtues ka krijuar Komisionin për të ndihmuar dhe monitoruar procesin zgjedhor. Komisioni përbehet nga Musli Ferizaj, Xhevdet Neziraj, Skender Qorri dhe Ramë Berisha.
Këshilli Drejtues ka marrë vendim për formimin e degës së IRDK-së në Zvicër. Gjithashtu Këshilli mori vendim që koordinator të IRDK-sëpër diasporë të jenë z.Sami Radi dhe Ramiz Zizaku. Koordinatorët e emëruar do të përkujdesen për zhvillimin e zgjedhjeve në degën e Gjermanisë dhe Zvicrës, koordinimin e punëve të degëve në diasporë dhe Kryesisë së IRDK-së, bashkëpunimin e degëve të IRDK-së në Gjermani dhe Zvicër, dhe punë tjera të cilat priten që të precizohen në statutin e IRDK-së në Kuvendin e përgjithshëm të IRDK-së.
Në fund u vendos që Kryesia e IRDK-së të mbahet të paktën një herë në muaj nëpër qytete të ndryshme ku ekzistojnë degët e IRDK-së.



Komento