IRDK

Ri-organizimi politik dhe programor i IRDK-së

foto

Data e publikimit: 17.11.2017-04:52 PM

Zgjedhjet lokale te tetorit, vulosen te keqen te cilën e ka sjell ne skenën politike te komunitetit egjiptian ndarja e shkaktuar nga grupacioni familjar dhe klanor i interesit PLE-se. 

IRDK, është thellësisht e shqetësuar dhe e brengosur nga situata aktuale e mos përfaqësimit te komunitetin egjiptian ne komunat e  Kosovës, e për këtë meritore është PLE, instrumetalizimi i komunitetit për interes personal, shantazhi dhe blerja e votave (përmes shpërndarjeve te ndihmave në kohë fushate) është krejt çka ky grupacion i interesit i ka ofru komunitetit egjiptian ne Kosove.

IRKD, tani me shume se asnjëherë me pare është e vendosur, për një ri-organizim politik dhe programore ne mënyrë qe qytetareve egjiptian te Kosovës tu ofrohen një oferte e re politike, e bazuar ne nevojat reale të kohës dhe ofrimit te një shpresë të re zhvillimore.

Bazuar ne kompetencat statutore, si ushtrues detyre i kryetarit te IRDK-se, me 26 Nëntor, do te të thërras Këshillin drejtues te IRDK-se, prej te cilëve do te kërkoj mbështetje ne vendime te qe te:

 

-          Hapim procesin zgjedhore te brendshëm ne te gjitha nivelet, dhe qe ky proces për degët e partisë ne Kosove dhe Diaspore te përfundoj deri ne mars te 2018

-          Krijimin e një grupit nga anëtarë te IRDK-së dhe ekspert te jashtëm ne amandamentimin e Statutit te partisë dhe hartimin e programit politik te IRDK-së.

-          Organizimin e një kuvendi pune dhe zgjedhore ne qershor te 2018

IRDK, do te jete e hapur për të gjithë intelektualet e komunitetit egjiptian qe te jene pjese e rëndësishme e vendimmarrjes dhe e zhvillimit te IRDK-se dhe komunitetit.

Situata e rëndë soci ekonomike e egjiptianeve në Kosovë dhe ajo politike në këto 4 vite te fundit është argumenti kryesore pse te gjithë ne duhet te ri organizohemi në mënyrë qe te kemi një përfaqësim dinjiotoz me njerëz profesional dhe te arsimuar.

Për interes te komunitetit do të bashkëpunojmë me secilin individ dhe subjekt politik, por rruga jonë drejte kuvendit te Kosovës është e ndarë nga grupacionet politike te interesit personal.

IRDK, do te kthehet në bazë, në komunikim me te gjithë qytetaret egjiptian te Kosovës ne këtë proces te ri organizmit dhe problematikat e tyre do te gjejnë zgjidhje potenciale ne platformën e re politike e cila ne Qershor te 2018 do te merr dhe mbështetjen e Kuvendit te IRDK-se. 

Elbert KRASNIQI

U.D Kryetar I IRDK-së



Komento