IRDK

Takim me kandidatët e IRDK-së

foto

Data e publikimit: 10.09.2017-09:57 PM

Gjakovë, 10.09.2017

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të IRDK-së Elbert Krasniqi ka mbajtur një takim në degën e Gjakovës me kandidatët e IRDK-së në degën e Gjakovës, Pejës dhe Istogut. Ai është koordinuar me këta kandidat lidhur me mënyrën e fushatës që do të bëhet nga IRDK. Elbert Krasniqi ka inkurajuar këta kandidat që të fillojnë komunikimin me pjesëtarët e komunitetit, të tregohet rëndësia e zgjedhjeve dhe rëndësia e përfaqësimit nga ana e IRDK-së.

Duke diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike, të pranishmit kanë dënuar gjuhën e përdorur nga deputeti Veton Berisha i cili në rrjetin social facebook ka fyer rendë anëtarin e Kryesisë së degës së IRDK-së në Istog duke e quajtur kastravec dhe duke përdorur fjalë tjera ofenduese vetëm pse si qytetar kishte komentuar në një status të një qytetari. Të pranishmit u pajtua se ky lloj deputeti nuk mund të ndal shprehjen e mendimeve dhe qëndrimeve të asnjë qytetari përmes ofendimeve publike.



Komento