IRDK

Prezantohet kandidati I IRDK-së për zgjedhjet lokale

foto

Data e publikimit: 07.09.2017-09:16 PM

Në takimin e organizuar me Kryesinë dhe aktivistët e degës së IRDK-së janë prezantuar detajet e marrëveshjes së IRDK-së dhe LDK-së në lidhje me zgjedhjet lokale në këtë komunë. Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Istogut z.Haki Rugova i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së dhe do të rikandidohet për kryetar komune. Në takim ishte edha anëtari i Kryesisë së IRDK-së z.Avdyl Berisha.

Kryetari i degës së IRDK-së Fazli Stollaj para të pranishmëve ka sqaruar ecurinë deri te marrëveshja e IRDK-së me LDK. Ai ka falënderuar Kryesinë e IRDK-së për vendimmarrje të guximshme dhe kryetarin e komunës për mirëkuptimin e treguar. Lush Çuka, sekretar për marrëdhënie me publikun në degën e IRDK-së do të jetë kandidat i IRDK-së që sipas marrëveshjes është përfshirë në listën e LDK-së.

Kryetari i komunës së Istogut e ka çmuar punën e IRDK-së në Istog dhe ka vlerësuar se me marrëveshjen e bërë në mes dy partive IRDK do të ruaj integritetin e saj dhe IRDK do të jetë e përfaqësuar në asamblenë e komunës së Istogut. Ai i ka deklaruar bashkëpunim të sinqertë kandidatit Lush Çukaj dhe iu garantoj të pranishmëve se Lushi do të jetë përfaqësues i denjë i komunitetit në komunën e Istogut.

Avdyl Berisha i inkurajoj degën e Istogut dhe shprehu përkrahjen e Kryesisë së IRDK-së në zgjedhjet lokale. 



Komento