IRDK

IRDK prezanton programin zgjedhor

foto

Data e publikimit: 06.06.2017-09:59 PM

Sot në Pejë, në prani të simpatizantëve të IRDK-së, është bërë prezantimi i programit të IRDK-së në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 1 Qershorit.

Kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për IRDK-në dhe komunitetin Egjiptian. Në mënyrë që të rikthehet dinjiteti, përfaqësimi i duhur, autoriteti, IRDK duhet të jetë përfaqësuese e komunitetit Egjiptian në Parlamentin e Kosovës, theksoi kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj. Ai ka falënderuar të gjithë anëtarësinë besnike, strukturat e degëve të IRDK-së që i qëndruan besnik gjatë periudhës tre vjeçare. Ju ftoj që me 11 Qershor masovikisht të dilni në votime dhe të votoni numrin 20.

Programin e IRDK-së e ka prezantuar Fazli Stollaj. Misioni i IRDK-së përgjatë historisë së ekzistimit ka evoluar, theksoi Fazli Stollaj. Ai theksoi se programi i IRDK-së përmban 5 shtylla dhe prioritet do të jetë Barazia sociale. Komuniteti ynë nuk është i lirë nëse shumica jetojnë në varfëri të skajshme, prandaj ne nuk jemi plotësisht të lirë nëse trajtohemi ndryshe nga të tjerët, theksoi Stollaj. Ai në vijim ka shtjelluar të gjitha shtyllat e programit të IRDK-së për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Para të pranishmëve janë paraqitur edhe Elbert Krasniqi, Skender Qorri dhe Avdyl Berisha.


Komento