IRDK

Akademi përkujtimore për Imer Alijaj

foto

Data e publikimit: 04.03.2017-04:45 PM

Në përvjetorin e tretë të vdekjës së Imer Alijaj, 

IRDK në bashkëpunim me familjaret dhe me mbështetje të LEK-Ch dhe degës së IRDK-së në Gjermani, sot me 04.03.2017, në Pejë është mbajtur akademi përkujtimore. Në këtë akademi përpos drejtuesve të IRDK-së dhe familjarëve, kanë ka marrë pjesë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Pejë z. Islam Husaj dhe miq të tjerë të te ndjerit Imer Alija. Për të përkujtuar veprën dhe vizionin e Imer Alijajt , Fazli Stollaj ka shpalosur para të pranishmëve pjesë të opinioneve të Imerit të cilat ishin vizioni i qartë i tij për komunitetin dhe për IRDK-në. Ai theksoi tri virtyte: humanizmin, guximin dhe vizionin e Imerit të cilat ishin bërë edhe bazament i vlerave të IRDK-së dhe komunitetit Egjiptian në Kosovë.

Beslim Hoti ka folur mbi veprën e Imerit dhe mungesën e tij e cila shfaqet edhe të shokët e IRDK-së. 'Vetëm kur jam këtu në Pejë e kuptoj se Imeri nuk është në mesin tonë, sepse për mua ende është e pabesueshme që Imerin nuk e kemi' theksoi Beslim Hoti. Për jetën dhe veprën e Imerit folën edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës z.Islam Husaj, kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj dhe miq tjerë të Imerit.



Komento