IRDK

Takohen strukturat e IRDK-së

foto

Data e publikimit: 19.02.2017-08:48 PM

Në një tubim të mbajtur në Gjakovë me strukturat dhe aktivistet e IRDK-së, është diskutuar gjerësisht lidhur me punët dhe aktivitetet e IRDK-së që priten të zhvillohen gjatë këtij viti. Kryetari i IRDK-së, Xhevdet Neziraj pasi shprehu admirimin për të pranishmit në këtë tubim theksoi përkushtimin e të gjithëve për arritjet e synimeve të IRDK-së. 'Pozita e komunitetit tonë nuk është ajo që ne e kemi dëshiruar atëherë kur e themeluam IRDK-në, prandaj vazhdimi i veprimtarisë së IRDK-së është e nevojshme', theksoi kryetari Xhevdet Neziraj. Kryetari i IRDK-së përcolli mesazhe motivuese për veprimtaret e IRDK-së dhe vlerësoi lartë besnikërinë e veprimtarëve të IRDK-së që u treguan të pa lëkundur gjatë këtyre viteve. Besilim Hoti iu drejtua të pranishmeve duke i siguruar se IRDK do të rikthehet në vendin e merituar sepse kjo parti është parti që angazhohet për avancimin e pozitës së komunitetit tonë e jo për të shpërndarë ndihma të cilat iu vlejnë vetëm katër ditë. 'Komuniteti ynë nuk ka akademi shkencore dhe institucione tjera shkencore por intelektualet që iu bashkëngjitën IRDK-së ishin ata që u morën edhe me prejardhjen tonë, edhe për pozitën tonë, edhe për lirinë tonë, prandaj IRDK do të vazhdoj që të jetë institucion i komunitetit tonë', theksoi Beslim Hoti. Ramadan Hasanaj iu drejtua të pranishmëve duke dhënë porosi të qartë për vazhdimin e veprimtarisë së IRDK-së. Në këtë tubim, në mënyrë simbolike për vazhdimsinë e aktiviteteve të IRDK-së, janë shpërndarë libreza të IRDK-së për anëtarë të ri. Ai theksoi se IRDK ishte partia e parë e Egjiptianëve që ishte vazhdimësi e promovimit të identitetit tonë Egjiptian. Para të pranishmëve kanë fol edhe Fazli Stollaj, Elbert Krasniqi dhe janë diskutime e pyetje nga të pranishmit në tubim. Për shpenzimet financiare të këtij tubimi është përkujdesur dega e IRDK-së në Gjermani.




Komento