IRDK

Takohen kryetarët e degëve të IRDK-së

foto

Data e publikimit: 24.09.2016-08:24 PM

Kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj, sot me datën 24.09.2016 në Gjakovë, ka mbajtur një takim me kryetarët e degëve të IRDK-së. Në këtë takim është diskutuar lidhur me plotësimin e pozitave në Kryesinë e IRDK-së dhe për situatën aktuale politike të komunitetit.

Kryetari Xhevdet Neziraj theksoj se përveç anëtareve që janë pjesë e drejtimit të IRDK-së që nga themelimi është mirë që të angazhohen edhe personalitete të reja, në veçanti të rijnë në mënyrë që të përtërihen strukturat e IRDK-së. Bislim Hoti, duke folur për organizimin e IRDK-së theksoj se kryetari i IRDK-së me bashkëpunëtoret e tij duhet të mbaj takime me Kryesitë e secilës degë me qëllim që në Kryesinë e IRDK-së të përfshihen edhe përfaqësues të tjerë.

Në diskutim janë përfshirë të gjithë të pranishmit dhe është vendosur që pas një jave të mbahet takim me Kryesinë e degës së Gjakovës, pastaj në Fushë Kosovë, Klinë dhe në të gjitha degët tjera. Gjithashtu është konstatuar se përfaqësimi i komunitetit në Parlamentin e Kosovës është degraduar dhe më shumë jemi duke u përfaqësuar nga deputeti rom sesa nga deputeti i komunitetit egjiptian. Gjithashtu është bërë thirrje që diaspora jonë në Zvicër e Gjermani të mos manipulohet nga PLE sepse çdo cent që merret nga kjo parti është plaçkë dhe nuk shërben për të ndihmuar askënd, aq më tepër kur kjo parti udhëhiqet nga një klan i ngushtë familjar dhe keqpërdorimi i mjeteve financiare për qëllime humanitare është i sigurt. Prandaj bëjmë thirrje që diaspora jonë të menaxhoj ndihmat humanitare përmes asociacioneve të veta apo organizatave humanitare në Kosovë. 



Komento