IRDK

Shënohet 24 Qershori në Istog

foto

Data e publikimit: 24.06.2016-06:01 PM

Me rastin e 24 Qershorit - Ditës së Egjiptianëve të Ballkanit, në Istog është shënuar kjo ditë me një manifestim modest. Të pranishmit i ka përshëndetur Fazli Stollaj, i cili ka përkujtuar vitin 1990 në Ohër kur me 24 Qershor të atij viti u themelua Shoqata e parë e Egjiptianëve. Prej vitit 1990 deri me tani, shoqëria e Kosovës dhe rajonit në përgjithësi ka kaluar nëpër një tranzicion, por vullneti për të marrë fatin e popullit në duar të veta prej 1990 deri me tani e ka përcjell Lëvizjen e Egjiptianëve të Ballkanit, theksoi Fazli Stollaj. Xhevdet Neziraj theksoi se në Ditën e Egjiptianëve të Ballkanit e përkujtojmë Sali Muratin i cili në vitin 1956 kishte bërë veprimet e para të Lëvizjës së Egjiptianëve, e pasuar me 1990 në Ohër të Maqedonisë. Të gjitha përpjekjet e veprimtarëve të parë tani janë kurorëzua tani në Kosovë duke qenë të njohur me Ligjet e Kosovës, theksoi Xhevdet Neziraj. Ai tha se ne tani duhet të bëjmë më shumë që ato ligje të implementohen. Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës së Istogut z. Lulzim Blakaj. Ai duke uruar komunitetin Egjiptian për 24 Qershorin theksoi se është shumë i kënaqur se ky komunitet sot mund të kremtoj. Ai premtoi angazhimin e komunës së Istogut për përmirësimin e pozitës së komunitetit Egjiptian të Kosovës. Me mirënjohje është nderuar kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova dhe Fazli Stollaj. 


Komento