IRDK

Kryetari i IRDK-së fillon konsultimet për mbledhjen e Këshillit Drejtues

foto

Data e publikimit: 04.05.2016-05:23 PM

Kryetari i IRDK-së, Xhevdet Neziraj, ka filluar konsultimet me anëtaret e Këshillit Drejtues për mbledhjen e parë të këtij Këshilli pas Kuvendit të VI zgjedhor.

Ai është takuar me anëtaret e Këshillit nga dega e Istogut me të cilët ka biseduar lidhur me konsolidimin e strukturave të IRDK-së. Në këtë rast, anëtarët e Këshillit drejtues nga dega e Istogut kanë dhënë pikëpamjet e tyre. Ata theksuan që në strukturat qendrore të IRDK-së të instalohet transparenca, të krijohen mekanizmat raportues në kuadër të Kryesisë, të mobilizohen të rinjtë dhe të ndërtohet vizion i qartë lidhur me pozitën e komunitetit tonë në shoqërinë e Kosovës.

Kryetari i IRDK-së do të vazhdoj takimet edhe në degë tjera të IRDK-së.



Komento