IRDK

Mbahet Kuvendi i VI zgjedhor i IRDK-së

foto

Data e publikimit: 24.04.2016-10:26 PM

Sot me datën 24.04.2016, në Pejë, janë zhvilluar punimet e Kuvendit të VI zgjedhor të IRDK-së. Në praninë e 66 delegatëve nga degët e Pejës, Gjakovës, Istogut, Prizrenit, Klinës, Fushë Kosovës dhe Rahovecit  ka përfunduar agjenda e punimeve e cila është miratuar nga delegatët e Kuvendit. Kuvendi, me miratimin e delegatëve është udhëhequr nga Elbert Krasniqi dhe Kryesia e zgjedhur. Raportin e punën në mes dy Kuvendeve e ka paraqitur kryetari Xhevdet Neziraj. Ai gjatë prezantimit ka përmendur të arriturat dhe dobësitë gjatë kësaj periudhe. Ai përmendi botimin e dy librave që do të mbesim trashëgimi ndër breza ndërsa theksoi humbjen në zgjedhjet lokale në tri komuna dhe humbjet në zgjedhjet e përgjithshme. Në një paraqitje për ndryshime statutare të IRDK-së si rezultat i sondazhit të zhvilluar e ka bërë Fazli Stollaj. Me shumicë votash është hedhur poshtë propozimi për ndryshimin e emrit të partisë, ndërsa është miratuar propozimi për ndryshim të strukturës organizative të degës, krijimi i një organi në nivelin qendror të quajtur Këshilli Koordinues dhe është miratuar propozimi që kryetari i partisë nuk mund të bart pozitën e deputetit dhe kryetarit të partisë në të njëjtën kohë.

Fillimisht është votuar nga Kuvendi që kryetari i ardhshëm i IRDK-së të ketë mandat të kufizua, deri pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale ose më së largu deri në dhjetor të vitit 2018. Për pozitën e kryetarit të partisë ka pasur dy propozime: kryetari aktual Xhevdet Neziraj dhe Fazli Stollaj. Kandidati Fazli Stollaj nuk e ka pranuar kandidaturën dhe pas vendimit të Kuvendit që votimi të bëhet i hapur, me shumicë votash, kryetar i IRDK-së është rizgjedhur Xhevdet Neziraj.

Në vazhdim të punimeve të Kuvendit është votuar për përbërjen e Këshillit Drejtues dhe i është deleguar Këshillit Drejtues kompetenca për emërimin e anëtarëve të Këshillit koordinues. Në fund është zhvilluar debat lidhur me rrugëtimin e IRDK-së. Shumica e diskutuesve kanë bërë apel për angazhim më të madh, në veçanti të atyre që u zgjedhën nga Kuvendi në mënyrë që IRDK të jetë përfaqësuese e komunitetit në Kuvendin e Kosovës.



Komento