IRDK

Urime Viti i Ri

foto

Data e publikimit: 23.12.2015-10:42 PM

Të nderuar pjesëtar të Kominitetit Egjiptian ( Ashkali ) kudo që ndodheni, në Kosovë Shqiperi, Madedoni e diasporë shfrytzoj rastin që në emer tim dhe ne emer të IRDK,së tju uroj vitin e ri 2016, duke e lutur të madherishmin se viti që po hyjmë të jetë vit i të mirave tona kombetare e familjare në permiresimin dhe integrimin tonë si qytetarë të dorës së parë e jo ashtu siq ishim dhe qdo kund po konsiderohemi si qytetare te dores së dytë. Në koherat me të veshtira ne kishim vetem dy Parti ( IRDK – PDAK ) por tani kemi 4, se a janë në dobi kombetare qdo kush mund ta vlersoje. Dalja në skene e nji subjekti politik eshtë demokratike dhe nji opozitë per ta rregulluar me mire jeten e qytetareve tanë nga ato qe nuk kishin mundur ta bëjnë që sa vite. Por se a po ndodhi kjo, themi se jo dhe të gjithë ta analizojnë me kokë e jo me bark. Dalja e subjektit politik PLE në skenë do të duhet të pranohet për ndryshime, për reforma, dhe per nji prespektivë më të mirë që ndoshta shumë kush e kishte pritur. Dhe se PLE a doli keshtu themi se jo, sepse ketë parti e ndertuan jo ata që nuk kishin qenë të involvuar në IRDK, por të gjithë ata që ishin në IRDK, dhe po të bejmë analizë mundeni vet ta kuptoni duke bere krahasime se kush u be Kryetar I degeve të PLE,së dhe kend e ka IRDK, apo ma mire mund ta vlersoni se per nji qeshtje apo nji teme te shtruar, kush bene komente nga radhet e IRDK,së apo edhe nga ata të PLE. Pra se a u ndertua PLE të bejë ndryshime ketë e deshmuan tre themeluesit e saj që menji here u distancuan dhe u larguan me shumë të tjerë. IRDK ishte do te jetë dhe mbetet e vetmja parti kombetare ku i sfidoj të gjitha ato sakrifica për të qenë këtu ku jemi. IRDK eshte dhe mbetet e vetmja parti që gjithmon u distancuar nga komuniteti RAE, ndersa PLE u ndertua me ndihmen e personave që perfituan nga komuniteti RAE, se a eshte e verte edhe kjo, themi se po. Lumturimi i tepruar i PLE si parti fituese beri që të mos pushoj fare me foto të publikuar ne FB, me persona të institucioneve qeveritare, duke u krenuar që ne do i gjejm shkaktaret e viktimave, duke deklaruar se komuniteti Egjiptian, do te ketë te ardhme ne Parlament, ne Arsim, dhe ne Sektoret te tjere institucional, ( po ishte eufori e nji loje të femijve ), Kush e beri qe komuniteti Egjiptian te njifet me Kushtetutë, kush e beri që kuota e Studenteve tanë te respektohet, pra sa student u pranuan tani qe dy vite ne emer te PLE,kush kishte punuar per vrasjet tona deri ne 2010, pra kjo ishte IRDK, dhe ne saje te IRDK tani qdo kush vepron e as se si ndryshe por keto janë vetem mashtrime per opinion që i benë PLE, dhe mashtruesit kuptohen se ciles kategori I takojnë, apo me mire kuptohet se kush jane kryetare te degeve te keti subjekti. Duke e pare ketë qfar thash e me te cilen nuk ja arriten qellimit u munduan që gjeja po bejnë diqka me te mire, por edhe kjo i shkaktoj deme komunitetit sa që na kan kthyer për 15 viteve. Vrasja që ndodhi në Koloni, simboli, dhe manifestimi I detes nacionale me emer te Qerim Abazit, janë ato që na kthyen per 15 vite mbrapa. Vrasja e të riut në Koloni, PLE bëri perpjeke aq teper që ta alarmoj qeshtjen duke ju thenë perfasueseve të vet lajmeroni rastin se po enden gjipat e zi, ku eshte kryetari I IRDK,së në Gjakovë që po na vrasin e nuk po e merr popullin ne proteste, duke bere vizita edhe ne polici, dhe duke e akuzuar Mazhorancen per vrasjen e keti te riu. Por IRDK si gjithmon e matur u permbajt dhe virdikti I fundit I policisë se djalin ne Koloni doli se e kan mbytur te afermit e tij, qfar do te kuptonin sikur te ishin que ne protesta simbas PLE, ku do e kishim bere vendin, mandej si u ndalen Gjipat e zi menji here, pra ja qfar propagande ne dem te komunitetit. ( ne kemi foto kemi deshmi nga perfaqsuesit e PLE per ta që e kanë bërë qellimisht për ta zmadhuar ket qeshtje ). Mandej a Ishte u Gjakova që PLE duhet te mbante koncert ne emer të Qerim Abazit, pse mu në Gjakovë, pse nuk e beren në Pejë apo në Fushë Kosove, apo a kishte mundur që ky manifestim te behet ne emer te Sali Muratit, Nazmi Arifit nder njerzit e pare, pra cili ishte qellimi, qellimi ishte se ta realizojnë deshiren familjareve edhe per koncert edhe per simbol. Se a jemi ftuar per kete qeshtje pse a na kan kundershtuar, do te vie koha qe ne te arsyetohemi dhe jemi arsyetuar, dhe po ashtu do te vie koha e atyre qe kan per tu gjykuar. Se kush po I ben perkrahje PLE tani te gjithe e kan te qart. Kur të gjithë jemi kunder termit RAE, si te bindemi që PLE nuk bashkepunon me persona të till, apo atyre që ju djegë ne ta demantojnë dhe ne te na bindin se tani e tutje do te punojnë veq per komunitetin Egjiptian, por kush u punesua ne KQZ, ne Presidencë, kush jep Lajme në RTK ( turp po ti krahason me gazetaret Rrom dhe Ashkali ) a kontribuam ne per persona te till. Si mundemi ta largojmë termin RAE kur ne vet po ja bajm hyzmetin. Kur ne IRDK ishte në vlugun me te madh te konfrontimit me nderkombetar dhe vendor kunder termit RAE, z. Dr. Rubin Zemon realizonte projekte jo vetem ne Maqedoni por edhe ne Shqiperi e Kosove me keto trija komunitete. Kur ne kerkonim ndalimin e shoqatave me projekte të perbashketa ata e themeluan PLE, Kur tani ne jemi ne kundershtim të strategjisë se te trijave komuniteteve per 2015-2020, aktiviteti per te qenë pjese e kesaj strategjie po shtohet edhe me tej, andaj si ta ndalojmë, IRDK nuk po mundet ti beje ball ketyre dashakeqasve. Sot në emisionin RROM te RTK,së, pash se në Shqiperi ishte mbajtur tubim i Rromeve të Ballkanit, aty pash shum Egjiptian nga Shqiperia, pash edhe Kryetarin e nderuar Rivelinon, pash edhe Egjiptian nga Kosova, njera nder ta ishte Elvane Qorri e cila ne Korin Rrom e kendoj himnin e rromeve, pra kush na qenka fajtori, dikush tjeter apo ne. Pra un kam shumë deshmi qe do te vie koha ti paraqesim, por pyesim qytetaret, se a duhet punuar me teper ti ndalojmë keto te keqija, apo duhet kundershuar vetem e vetem pse jan simpatizues te PLE, apo te shoqatave, jo te nderuar partite shkojn e vijn, Kombi duhet te mbetet, IRDK, do te mundohet si gjer me tani ti kundershtoj qe gjitha keto të keqija pamvarsisht se a ja kenda dikujt, Por lusim edhe krejt komunitetin Egjiptian që ta ndihmoj IRDK dhe ti ndalojmë keto që po na ndodhin. Egjiptian të nderuar mu desht të ju informoj, ta ndalojmë kete te keqe qe po na vie nga partite tjera dhe shoqatat, sepse vetem duke e kuptuar te verteten ne mund te ja dalim, te tjeret nuk punojnë per ne, por ata qe e dojnë kombin la të dijn te vlersojnë dhe te japin kontribut aty ku duhet. Un po të mos ishin keto që I thash, do ta perkrahja me te madhe edhe PLE, edhe Shoqatat, sepse un nuk kam me pretendime per pozite por per avansimin e komunitetit mbi bazen e asaj qe kemi sakrifikuar ne koherat me te veshtira, por jo, nuk ka perkrahje te atyre që bejnë ato te keqija që I ceka me lartë. Pra uroj qe per hire te kombit populli syt qe I ka ne ball le te shikoj drejt, e jo perkrahje familjare apo miqesore, e nga ana tjeter te demtohet qeshtja kombetare. Un ju uroj shendet, te gjitha te mirat, qe viti i ri te ju sjell te deshuruaren tuaj ne familje, por per te na sjell edhe te mira kombetare ju duhet ta dini se ne cilen adrese dihet te trokisni, adres kjo e sakrifices, dhe e integrimit. Respekt.



Komento