IRDK

Kundër diskriminimit

foto

Data e publikimit: 16.12.2015-10:50 PM

NJOFTIM për të gjitha Ambasadat dhe institucioneve nderkombetare me Sherbim në Kosovë dhe Avokatit të popullit dhe të gjitha mediave.

Pershendetje për ju të nderuar Duke e shikuar sinqeritetin tuaj koheve të fundit me deshiren që Kosova të jetë Shtet pa krim të organizuar dhe pa korupcion, që Kosova të jetë Shtet i barabartë per te gjithe, vendosa të ju shkruaj disa fjalë pasi që deri tani as kush nuk po e marr parasysh mjerimin dhe margjionalizim e nji populli në Kosovë. Fillimisht dua të ju pyes se qfar keni bere ju për kauzen tonë, pra ju per komunitetin Egjiptian të Kosoves ( Ashkali ), apo keni ndikuar që sot ky komunitet të jetë i distancuar jo vetem nga vendoret por edhe nga ju nderkombetaret dhe ky komunitet të margjionalizohet dhe te mbetet i pa shpresë. A thua ketu nderkombetaret janë në Kosove vetem per pajtimin ne mes të Sebeve dhe Shqipetareve, apo janë per te sjell nji barazi per te gjithë, ju mund te thoni per te gjithe por kjo sesht e vertete, ju i permendeni Serbet dhe komunitetet te tjera por punohet vetem per Serbet. Ju kur tentoni që Kosova të behet demokratike dhe ti merr te mirat e nji shteti tjeter se si duhet me qenë demokracia dhe kultura, ju nuk keni nevojë te hulumtoni apo ti merrni shembuj kombet te tjera, ju e keni Komunitetin me demokratik ne Ballkan, dhe se ky komunitet janë Egjiptianet e Kosoves dhe Ballkanit. Po te lartersohej kultura dhe besueshmeria e komunitetit tonë nuk do kete fare nevoje per gjykime dhe burgje, sepse ne kosove nuk mund ta gjeni nji Egjiptian me dosje kriminale apo me korrupcion, pra ju nderkombetaret qellimisht e demtoni demokracinë ,sepse po e demtoni nji komb qe mund te jetë udherrefyes per demokraci dhe kulturë, por ndikoni që ndaj komunitetit tonë të ketë shtypje, të ketë dhunë e jo punesim, jo avansim, perbuzje dhe te gjitha keto te keqija e kane bere qe komuniteti i yn ti thot vetit qe ne; nuk jemi Kosove. Pse a janë të verteta keto ju vet mund ti hulumtoni ( besa edhe i dini mire sepse kurr nuk keni biseduar dhe munduar që të na ndihmoni dhe që nga ana e jonë e mbani turpin e jo njerzimit ). Shikoni a ka te punesuar te pakten 1 person te keti komuniteti ne Agjensione, ne Borde, në kabinetin Qeveritar, në Ambasada në administraten Qeveritare, dhe administrata të tjera, të pakten ma gjeni vetem 1 punetor. Pra a e arsyeton kjo punen e juaj qe ju jeni per te gjitha komunitetet. Pyesni Zhbogarin Ambasadat e juaja dhe institucionet te tjera nderkombetare, se a kanë te punesuar nga komuniteti Egjiptian apo Hashkali, apo a e njofin Liderin e Komunitetit Egjiptian, apo a i kanë marre parasysh kerkesat tona deri tani. Jo sepse pamvaresisht at qka thuhet ju nuk jeni ketu ne Kosove edhe per komunitetin Egjiptian ( Hashkali ). Qeveria e Kosoves ne kabinetin e saj ka edhe qeverijen e mire, nga kabineti i kesaj qeverisje eshte punuar Strategjia e komunitetit Egjiptian, Hashkali dhe Rrom ( edhe pse ne e kemi kundershtuar ) per tu zbatuar nga viti: 2009 – 2015, Pyetni kryeministrin apo z, Hashim Thaqin se a u realizuar kjo strategji qe ishte e mirepritur per ne se me ne fund edhe per ne do te behet diqka,,, jo nuk u realizua, sepse ketu ishin te punuesuar vetem per paga militantet e ish kryeministrit. Me thuani se si punohet nji Strategji per keto komunitete dhe mos te ketë pjestar te ketyre komuniteteve ne hartimin e strategjise se vet, keta hartues janë arsyetuar duke u marr e bashkepunuar me disa shoqata te ketyre komuniteteve, gjeja te shoqerise civile qe besoni se nuk kanë ditur se qka eshte strategjia, por i kan mashtruar ( dhe i marrin per arsye sepse nji shoqate e jona ne Kosove nuk mund te perfitoj projekte pa qenë edhe komuniteti rrom ) ndersa neve nuk na kan ftuar qe te jemi prezent sepse do e kuptonin reagimin dhe mos bashkepunimin per shkak te trijave komuniteteve, dhe per shkak te asaj qe politika Egjiptiane eshte distancuar nga RAE, sot qdo gje eshte politike ne Kosove, dhe pse per kete strategji mos te ftohemi ne qe jemi perfaqsues legjitim te komunitetit, Pra kjo Strategji humbi nuk u realizua kurr, dhe kush perfitoj, vetem militantet politik qe moren paga 5 vite ne korriz të ketyre komuniteteve. Qfar beret ju nderkombetaret që ishit në dijeni per mos realizimin e kesaj Strategjije. Tani ketyre hartueseve ju ka skaduar mandati dhe per ti bere me paga kanë filluar prap hartimin e Strategjise per Komunitetin; Egjiptian Hashkali dhe Rrom 2015-2020, po pse nuk jemi ne aty per strategjine tone, por te punoj dikush tjeter, apo te behet sikur ajo e kaluara vetem per paga dhe qdo gje te mbetet ne leter, a nuk eshte ky diskriminim, a nuk eshte ky margjionalizim. Ne me të gjitha forcat do ta kundershtojmë ketë strategji sepse nuk lejojmë më nji strategji te perbashket me komunitetin rrom, ( jo pse jemi kunder tyre por deshirojmë ashtu siq e kanë te gjitha komunitetet integritetin e vetem per komunitetin e tij, e pse ne te merremi edhe me integritetin e komunitetit rrom kur ata i kanë perfqsuesit e vet dhe jan krejt tjeter kulture nga ne ). Ne do ta kundershtojmë edhe pse për ky kabinet do mundohet të gjejë perkrahje nga disa shoqata të komunitetit tonë të cilet nuk kanë legjitimitet të marrin per siper fatin e nji komuniteti të mjerë. Andaj kjo strategji duhet të nderprehet urgjent. Kam shumë te tjera per te ju thenë por nuk dij se sa janë kontribuese per ju, apo a do te ju interesoje kjo qka ne po themi. Un jetoj në Gjakovë dhe numri i pjestarve te komunitetit Egjiptian, Hashkali eshte diku 8000, ndersa komuniteti me i madh eshte komuniteti Egjiptian diku me 7000, Pyesni a ka te punesuar ne PTK, ne KEDS, ne Polici, Arsim dhe ne nderrmarrje te tjera te pakten 1 punetor ( kjo vlene per te gjtiha komunat ), po sikur keta Egjiptian te ishin Serb, Turq apo Boshnjak a do ju merrte mendja se edhe ata nuk do te ishin te punesuar, jo ata do te ishin te punesuar 100% simbas perqindjes, sipas numrit te banoreve, ndersa per ne nuk vlen as perqindja e as numri I banoreve. Institucionet e Kosoves nuk merren me ne, atehere kujt dhe ku te drejtohemi, nrase thoni se janë organet e drejtesie, Gjykatat, per ne keto nuk ekzistojne fare, Pas kesaj nuk na ka mbetur as gje tjeter pos që duhet te kerkojme strehim ne ndonji shtet tjeter, dhe kurr ma mos kerkoni kthimin tone në Kosovë, pra na ndihmoni ose na lejoni te shkojm aty ku mund te gjejm buk te pakten. sepse 99% te pa punesuar, 60% te varfur, 40% ne varferi te skajshe, a jetohet keshtu dhe ketu ne kete shtet kur nuk ka kush te na mbroje. Ja nji Shembull, Un si Lider i Nji komuniteti me dy mandate Deputet i Parlamentit, Anetar i kryesise apo nen kryetar i Kuvendit te Kosoves 2007, deri ne 2013 ish ZV. Kryesuaes i Kuvendit komunal Gjakove, tani behen qe 2 vite i pa pune, pa asistence sociale, pa banim, pra jetoj me qera, i pa pune, dhe kur nuk ka punesim dhe banim për mua, a mund te kete per komunitetin (kur nuk vlersohem un a mund te vlersohet komuniteti ), kete vlersoni juve. Pra duke ju pershendetur miqesise shpresoj qe do ta marr pergjigjien tuaj, dhe te na ndihmoni se qfar mund te beni. Ne kemi kerkuar nga Avokati I popullit qe ta kemi nji takim te perbashket me te gjithë perfaqsuesit e ambasadave, organizatave Nderkombetare, Presidences, Kryeministrise, dhe ministrave perkates, perfqsueseve per Liri dhe te Drejtave te njeriut, në menyre që ta kuptoni të gjithë diskriminimin e qellimshem, qe behet edhe nga Vendoret edhe nga Nderkombetaret, se a eshte e vertet nje gje e till do ta kuptoni ne nji takim te perbashket, dhe shpresojm qe do te ju kaploje turpi per margjionalizimin e qellimshem te komunitetit Egjiptian ( Ashkali ).



Komento