IRDK

Historiku i IRDK-së

foto

Data e publikimit: 01.05.2006-03:33 PM

Pas vendosjes  së forcave ndërkombëtare, fillimit të organizimit dhe të ndërtimit të institucioneve të para demokratike të Kosovës, u  krijuan kushtet e përshtatshme për veprimtari politike dhe organizimin e komunitetit tonë ne subjekt politik.
Partia ( IRDK ) është parti me orientim Evropian që synon afirmimin dhe sendërtimin e shoqërisë moderne dhe të sistemit demokratik në Kosovë sipas modelit tashmë të sprovuar te demokracisë evropiane.Ne Këshillin iniciues për formimin e IRDK – së ishin:
    - Ing.Dip. Emin Sefa
    - Ing.Dip. Imer Alijaj
    - Ibish Bajrami
    - Beslim Hoti
    - Dr.Avdullah Qafani
    - Ecc.Dip.Xhevdet Neziraj
    - Ing.Dip.Fazli Stolaj
    - Xhevahire Shala
    - Kumrie Bajrami
    - Muhamet Maleshi
    - Ecc.Dip.Nazif Fetahu
    - Gazmend Dervishi
    - Ram Berisha
    - Qamil Hoti etj.

IRDK – ja u themelua ne mars 2001,mbi përvojat e ndryshme disavjeçare te Partive Politike, te lëvizjeve dhe të individëve të dëshmuar me një të kaluar patriotike ne rrafshin kombëtar, politik, ushtarak e shkencor.
Kuvendi Parë zgjedhor te mbajtur ne Prill 2002, u zgjodh Kryesia dhe Kryetari, në ç’rast kryetar u zgjodh Bislim Hoti.

Kuvendi i dytë Zgjedhor u mbajt ne vitin 2004 dhe u rizgjodh Z.Bislim Hoti Kryetar  I IRDK – së, ndërsa Kuvendi i tretë u mbaj në vitin 2006 dhe Kryetar u zgjodh Z.Xhevdet Neziraj.

IRDK – ja e ka dëshmuar veten si pjesë e institucioneve të Kosovës qe nga themelimi i tyre gjerë me sot.

Në mandatin e pare të institucioneve kosovare te pasluftës në Kosovë,IRDK- ja mori pjesë ne Parlamentin e Kosovës me Dy Deputet dhe ishte ne grupin Parlamentar me AAK –en.

Po ashtu ne zgjedhjet e dyta Parlamentare IRDK – ja mori pjesë me Dy Deputet dhe prapë ishte ne grupin Parlamentar me AAK – en dhe me një Zëvendës ministër ne Qeverinë e Kosovës.

Ne Dy mandatet Deputet ishin Z.Beslim Hoti dhe Z.Xhevdet Neziraj, ndërsa Zëvendës ministër ne Ministrin  e Kthimit ishte z.Ibish Bajrami.

IRDK – ja Gjithashtu ne rrafshin lokal ka dy nënkryetar Komunash ku në Gjakovë përveç dy deputeteve edhe Nënkryetari i dyte është nga radhët e IRDK- së Z.Zija Rugova, ndërsa ne Komunën e Istogut Nënkryetari i Dytë është Ing.Dip.Fazli Stollaj, po ashtu ne komunën e Pejës jemi te përfaqësuar me deputet ne Asamble Komunale.

Ne disa komuna si në Pejë, Gjakovë,Istog kemi te punësuar edhe ne Drejtori për Komunitete si dhe pjesëmarrje ne Komitet e ndryshme te formuar pran Asambleve Komunale.

Degët e IRDK- së janë ne këto qytete Gjakovë, Pejë, Istog , Prizren , Klinë ,Deçan , F.Kosovë dhe Kastriot.

Gjithashtu dy Deputet ne Parlamentin e Kosovës janë te përfshira ne komisione Parlamentare dhe janë anëtar te Këshillit Konsultativ për Komunitete.

IRDK – ja përfaqëson shpresën dhe alternativen me te mire për qytetaret e komunitetit egjiptian ne pajtim me parimet e demokracisë euro perëndimore,duke çmuar respektuar paqen dhe lirinë për të gjithë.

IRDK – ja angazhohet për krijimin e paqes dhe te marrëdhënieve te mira në mes të qytetarëve të Kosovës. Vetëm në rrethana te këtilla, ku çdo qytetar është i sigurt dhe e ka te sigurt pronën,krijohen kushte për përparim ekonomik të Kosovës.


Komento