IRDK derë e hapur për të gjithë

Irdk

Fazli Stollaj

e premte, 08 janar 2021

Këto ditët e fundit është bërë shumë e qartë se edhe komuniteti ynë është i revoltuar me gjendjen aktuale. Kjo po manifestohet me përkrahje të madhe për IRDK. Shumë të rinjë të diplomuar, studentë, profesionist, biznesmen dhe njerëz të vullnetit të mirë, janë bashkuar me IRDK për të ndihmuar komunitetin e tyre përmes kornizave dhe parimeve të këtij subjekti politik.

Nga matjet e ndryshme të opinionit publik, analizat e bazuara, reagimet publike, etj. vërehet një revoltë e shumicës së qytetarëve të Kosovës ndaj gjendjes aktuale. Është shumë e rëndësishme që njerëzit e kanë fituar besimin në vetvete se mundësinë e ndryshimit e kanë në duar të tyre me 14 shkurt 2021. Ky besim në vetvete është reflektim i qartësimit, si kurrë më parë, të klasës së vjetër politike që është përgjegjëse për këtë gjendje dhe klasës politike që ka guxim, dituri që të kthehet vullneti për të jetuar në Kosovë.

IRDK, një nder partitë e para në Kosovën e pas luftës, e udhëhequr nga parimet, duke kaluar nëpër procese të vazhdueshme të shtet ndërtimit, është partia e vetme që përfaqëson komunitetet minoritare dhe që është pozicionuar shumë qartë në arenën politike që synojnë ndryshimin. Ky pozicionim i IRDK-së është tepër i rëndësishëm sepse në ndryshimin e madh që pritet të ndodh me 14 shkurt, komuniteti ynë Egjiptas dhe Ashkali, komuniteti më atdhedashës dhe më i sinqertë ndaj shtetësisë së Kosovës, e ka mundësinë që të jetë pjesëmarrës në këtë kthesë.  Komuniteti ynë gjithmonë ka qenë pjesëmarrës në proceset e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë, edhe në kohën e sistemit monist, edhe në periudhën e ndryshimeve të sistemit në vitet e ’90. Diaspora jonë ka qenë pjesë e financimit të rezistencës, komuniteti ynë ishte rreshtuar te rezistenca paqësore dhe rezistenca e armatosur sepse liria na ka munguar edhe neve. Kthesa e zhvillimeve në Kosovë do të ndodh dhe në këto ndryshime gjejnë vend edhe synimet tona për barazi dhe dinjitet.

Partitë që përfaqësuan komunitetin tonë në dekadën që e lamë u treguan të pa afta dhe pa vizion për të ndërtuar partneritet me institucionet, si parakusht i zgjidhjes së problemeve. Këto parti, PLE, PDAK, PAI, gjithmonë servil të klasës së vjetër politike, i kontribuan vetëm klaneve të tyre, duke i krijuar favore vetëm për veten e tyre dhe duke e mashtruar komunitetin me fotografi dhe gjëra tjera shumë banale.

Këto ditët e fundit është bërë shumë e qartë se edhe komuniteti ynë është i revoltuar me gjendjen aktuale. Kjo po manifestohet me përkrahje të madhe për IRDK. Shumë të rinjë të diplomuar, studentë, profesionist, biznesmen dhe njerëz të vullnetit të mirë, janë bashkuar me IRDK për të ndihmuar komunitetin e tyre përmes kornizave dhe parimeve të këtij subjekti politik. IRDK këto ditë është bërë shtëpi me derë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontribut në ndryshim. Vetëm me IRDK, komuniteti ynë do të jetë hisetar në ndryshimin të realitetit politik i cili i paraprinë ndryshimeve në shoqëri.

Ka shumë punë edhe pas ndryshimeve që do të ndodhin. Është e qartë se problemet e komunitetit tonë janë ndonjëherë dyfish më të mëdha se problemet tjera, ose problemet që i kemi ne nuk i kanë të gjithë. Nuk do të zgjidhen problemet me shkop magjik por me aktivizëm. Kontributi jonë në këtë proces do të ketë ndikim në të ardhmen në mënyrën se si problemet tona do të trajtohen. Problemet tona do të merren parasysh më shumë, do të trajtohen drejt dhe do të ketë zgjidhje të qëndrueshme. Ky është një rast i mirë për ne që të bëhemi pjesë e shumicës që tani janë bindur se ndryshimin e vendosin me 14 shkurt.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2021 - Fazli Stollaj