Irdk

Rreshtimi politik i IRDK-së

Irdk

Fazli Stollaj

e shtunë, 07 nëntor 2020

Rreshtimi i IRDK-së në vijën politike që punon për luftë ndaj korrupsionit, ç’kapje të shtetit nga pushteti, zvogëlimin e varfërisë, është opsioni i vetëm.

Tani po bëhet një vit prej se IRDK u rikthye si përfaqësuese e komunitetit Egjiptas në Parlamentin e Kosovës. Kjo ishte një periudhë e përplasjeve të mëdha politike dhe lëndim i madh i vullnetit qytetar. IRDK, një parti e vogël, që përfaqëson një komunitet të vogël por me probleme të mëdha, vendosi të rreshtohet në vijën e frontit prej së cilës mbrohen interesat e komunitetit, pa i futur në kalkulim interesat e përfaqësuesve politik. IRDK, me të drejt, vendosi që të rreshtohet në kampin politik i cili angazhohet për ndryshim të gjendjes në Kosovë. Është i dëmshëm angazhimi i klaneve politike, si PLE, që në politikë gjenden aksidentalisht sa për të marrë ndonjë pozitë si lëmoshë politike por edhe duke u bërë shkaktar kryesor i mbijetesës së klasës së vjetër politike. Mashtrimi, korrupsioni dhe mosdija janë emërues i përbashkët i klaneve të pazareve dhe klasës së vjetër politike. IRDK veproi drejt kur nuk pranoj asnjë çmim për të qenë pjesë e rrënimit të vullnetit të shumicës së qytetarëve. Deputeti Elbert Krasniqi, në konsultim me bashkëpunëtorët e tij, vlerësuan se Qeveria e ngritur duke e ngulfatur vullnetin e shumicës nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës e as komunitetit sepse të njëjtit që kanë qeverisur për 20 vite, problemet e komunitetit Egjiptas i zgjidhin me zëvendës ministër apo këshilltar të cilët shpërndajnë maska e broshura nëpër mahalla të lëna pas dore.

Përmirësimi i pozitës së komunitetit Egjiptas është i mundur vetëm kur shteti merr përsipër që ngecjet e shumta të zvogëlohen përmes masave konkrete. Nëse Kosova vazhdon të vuaj nga mungesa e  sundimit të ligjit, ekonomia e dobët, papunësia e lartë, arsimi e shëndetësia jo cilësore, nuk pritet që komuniteti ynë të jetë i përjashtuar nga këto pasoja. Përkundrazi, këto pasoja po e rendojnë dyfish kurrizin e komunitetit.

Kosova nuk vuan nga mungesa e kuadrove për të udhëhequr me institucionet kryesore, por aty shpesh gjenden njerëz të gabuar. Kur komuniteti Egjiptas radhitet si më i varfëri dhe vuan nga paragjykimet e diskriminimi, dalin përfaqësues të krisur të komunitetit që si prioritet kanë udhëheqjen me pozitën e  presidentit të Kosovës.

Ndryshimin e gjendjes së komunitetit tonë mund t’a bëjnë vetëm forcat politike të cilat aspirojnë ndryshimin e gjendjes së përgjithshme në Kosovë. Rreshtimi i IRDK-së në vijën politike që punon për luftë kundër korrupsionit, ç’kapje të shtetit nga pushteti, zvogëlimin e varfërisë, është opsioni i vetëm. Në të kundërtën behët i pa kuptim të bërit politikë me vende të garantuara për një komunitet në pozitën e fundit.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2020 - Fazli Stollaj