Irdk

Ky popull ka zot shpie

Irdk

Fazli Stollaj

e diel, 01 shtator 2019

Nuk ishin vetëm deklarata se tani deputeti i zgjedhur është zot shtëpie, por mentaliteti i tij përfaqësues shkoj në përputhje me deklaratat e tij. Ai gjatë gjithë periudhës së përfaqësimit është sjellë si zot shtëpie, ndërsa pjesëtarët e komunitetit i trajtoj si rob. Nëse një rob ka qenë i padëgjueshëm, ai e ka larguar nga partia e tij, nëse ishte partiak, ose e ka shantazhuar e fyer, kur nuk ishte partiak i tij.

Shoqëria e Kosovës, në periudhën pas vitit 1999, ka pësuar ndryshime të mëdha. Administrimi i Kosovës nga OKB dhe Organizata tjera Euro Atlantike, migrimi i madh gjatë viteve ’90 e më herët dhe faktor tjerë kanë ndikuar që shoqëria e Kosovës të emancipohet në frymën Evropiane. Ndryshimet në shoqëri ndodhin duke ndryshuar individi, familja, komuniteti e më gjerë. Një gjë që dihet për familjen në Kosovë është se në familje ka qenë Zoti i shtëpisë dhe ‘robt’ e shtëpisë. Relacioni Zoti i shpisë dhe Robt e shpisë ka ndryshuar shumë në frymën e emancipimit që ka ndodhur pas vitit 1999. Ky relacion, në masë të madhe, as nuk ekziston sepse Zoti i shpisë është Kryefamiljar dhe Robt e shpisë janë anëtarë të familjes. Tani kryefamiljar është njeri prind, ndërsa anëtarë të familjes janë fëmijët e prindërve.

Po çka ishte zoti i shpisë?

Një arsye se pse duhet të rikujtojmë zotin e shtëpisë dhe robt e shtëpisë është fakti se Veton Berisha, lider i PLE, e konsideron veten si Zot shtëpi të komunitetit të tij dhe pjesëtarët e komunitetit i konsideron si rob të tij. Këtë e ka potencuar ai vet shumë herë, pasi është zgjedhur deputet, se Populli i tij tani ka Zot Shpie.

Për relacionin Zot shpie dhe Rob shpie e dimë se:

Zot i shpisë ka vendosur gjithçka për robt e shpisë, pa e marrë pëlqimin e tyre, p.sh.

- i ka fejuar e martuar djalin, vajzën, vëllain, motrën e ndoshta edhe më larg, pa i pyetur ata,

- i ka caktuar punët që duhet t’i kryejnë robt e tij,

- asnjë veprim i robve nuk është lejuar pa izën e zotit të shpisë

- i ka dënuar dhe ndëshkuar robt e pa dëgjuar etj.

 

Nuk ishin vetëm deklarata se tani deputeti i zgjedhur është zot shtëpie, por mentaliteti i tij përfaqësues shkoj në përputhje me deklaratat e tij. Ai gjatë gjithë periudhës së përfaqësimit është sjellë si zot shtëpie, ndërsa pjesëtarët e komunitetit i trajtoj si rob. Nëse një rob ka qenë i padëgjueshëm, ai e ka larguar nga partia e tij, nëse ishte partiak, ose e ka shantazhuar e fyer, kur nuk ishte partiak i tij.

Për shkak të këtij mentaliteti, atij iu larguan nga partia të gjithë intelektualët, të cilët pastaj i shndërroj në armiq, njëjtë sikur ata që nuk ishin bashkuar në partinë e tij.

Këtë mentalitet përfaqësues nuk e hasim te asnjë përfaqësues politik të komuniteteve tjera. Ky lloj mentaliteti përfaqësues duhet të shkëputet me 6 tetor 2019 përmes votës. Ai nuk i meriton as votat e familjes së tij.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2019 - Fazli Stollaj