Ne kthehemi aty ku e kemi vendin

Irdk

Fazli Stollaj

e enjte, 14 tetor 2021

Për zgjedhjet e 17 Tetorit, Valmir Rama, Valbona Hajrizaj, Afrim Istrefaj, Selim Shabaj, Gazmend Zikolli, Djellza Kameraj, Besart Llabjanaj dhe Arlinda Hakaj janë të gatshëm që të flasin në emrin tonë në Asamblenë Komunale të Istogut.

Në vitin 2002, periudhë e vështirë për komunitetin Egjiptian, IRDK përmes zgjedhjeve u bë pjesë e Kuvendit Komunal në Istog. Fatmire Istrefi na kishte përfaqësuar më herët, në një periudhë edhe më të vështirë, pasi që ajo ishte përfaqësuesja e parë e komunitetit Egjiptian në Kuvendin Komunal të Istogut. Binak Qukaj, prof.Ukë Ibishi, Ali Hajrizi, Fatmire Istrefi, Deli Rama, Ismet Krasniqi, Sylë Perzholli, Muhamet Maleshaj, Haxhi Mujaj e shumë të tjerë, u rreshtuan në mbrojtje të komunitetit tonë në Istog. Misioni i të gjithëve ishte siguria dhe liria për komunitetin tonë. Misioni u realizua me sukses sepse liria u bë realitet dhe komuniteti arriti të organizohet politikisht. Tema kryesore e përfaqësimit politik në Kuvendin Komunal, deri në vitin 2013, nuk ka pas mundësi të jetë ndryshe nga interesat e komunitetit. Mundësitë e realizimit kanë qenë të kufizuara. Banimi, Kthimi, Furnizimi me energji elektrike, furnizimi me ujë, rregullimi i rrugëve, adresimi i problemeve në arsim, shëndetësi, papunësia etj, janë adresuar gjithmonë për zgjidhje. Disa probleme janë zgjidhur. Shumë e kanë mbetur pa u zgjidhur.

Shumë probleme të komunitetit tonë janë të ditura. Për me zgjidh një problem sado të vogël nga komuna, duhet mund i madh. Kur nuk ke të zgjedhur në komunë, zgjidhja e problemeve tona është edhe më e vështirë.

Për zgjedhjet e 17 Tetorit, Valmir Rama, Valbona Hajrizaj, Afrim Istrefaj, Selim Shabaj, Gazmend Zikolli, Djellza Kameraj, Besart Llabjanaj dhe Arlinda Hakaj janë të gatshëm që të flasin në emrin tonë në Asamblenë Komunale të Istogut.

Partitë e mëdha që lypin vota prej neve për asamble nuk e kanë hallin tonë.

Ata nuk na punësojnë neve.

Ata nuk shqetësohen kur ne mbledhim kanaqe për bukë të gojës.

Ata na trajtojnë ndryshe.

Ata na mashtrojnë.

Të gjithë ne që kemi të drejt vote, këtë të diele ne vet zgjedhim se kujt duhet t’i besojmë që të flas në emrin tonë. Nuk fol në emër tonë asnjë asamblist nga partitë e mëdha. S’kanë fol asnjëherë edhe nëse dikush prej neve i ka votuar. E drejta e jonë për të zgjedhur duhet të mos jetë e gabuar.

Ne kthehemi aty ku e kemi vendin me votat tona pa e lypë asnjë votë tek të tjerët.

Me votat tona të Dielën kthehemi në Kuvendin e Istogut.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2021 - Fazli Stollaj