Opinion

Irdk

Mustaf Myrtaj

e martë, 25 dhjetor 2018

Nga ajo që u publikua ne media, pjesë e këtij delegacioni do te jenë edhe dy përfaqesues të komunitetit Ashkali. Parimisht unë vlerësoj se pjesmarrja në këso delegacione në temat me rëndësi shtetërore te përfaqesuesve te komuniteteve eshtë pozitive dhe shenjë e avancimit të komuniteteve në shoqerinë Kosovare.

Këtyre ditëve në Kosovë është aktuale qështja e emrimit të Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë ku siq dihet partitë në pushtet kanë emëruar përfaqesuesit e tyre.

Nga ajo që u publikua ne media, pjesë e këtijë delegacioni do te jenë edhe dy përfaqesues të komunitetit Ashkali. Parimisht unë vlerësoj se pjesmarrja në këso delegacione në temat me rëndësi shtetërore te përfaqesuesve te komuniteteve eshtë pozitive dhe shenjë e avancimit të komuniteteve në shoqerinë Kosovare. 
Megjithëate ne lidhur më ketë delegacion siq jemi te informuar, partitë e mëdha opozitare shqiptare Lidhja Demokratike
e Kosovës dhe Vetëvendosja janë duke e kontestuar këtë delegacion dhe të njëjtit janë duke berë me dije se ky delegacion ështe jo legjitim dhe nuk pëfaqeson shumicën ne skenën politike Kosovare.
Duke mos dashur të komentoj se kush ka të drejtë në ketë aspekt pozita apo opzita shqiptare lidhur me kapacitetin përfaqesues të këtijë delegacioni, unë konsideroj se në këto kushte komuntitetet e vogla nuk është dashur të nguten më emrimin e perfaqesuesve te tyre ne këtë delegacion shteteror per bisedime me Serbine, ne kushtet kur ky delegacion po kontestohet me te madhe jo vetem nga opozita shqiptare por edhe nga shoqeria civile, unë mendoj se ne si komunitete te vogla është dashur ti presim zhvillimet e mëtutjesheme të ngjarjeve në skenën politike shqiptare ne vend si komunitete jo shumicë.
Parimisht mëndoj së ne si komunitete të vogla nuk guxojmë dhe nuk e kemi luksin që ti prishim mardhënjet me partite e mëdha shqiptare qofshin ato ne opozitë apo pozitë prandaj në këto kushte nuk është e jona qe në këtë fazë te mbajmë krahun politik të caktuar.
Ne si komunitete të vogla duhet shumë mirë ti peshojmë veprimet tona dhe të njëjtat nuk guxojnë të shkojnë në atë drejtim i cili i rrezikon interesat afatgjata të komuniteteve tona. 
Për neve si komunitete të vogla më me rëndesi janë raportet e mira dhe te baraspeshuara me te gjitha subjektet politike shqiptare sesa ngutija e të bërit pjesë e një delegacioni per bisedime me Serbine ku personalisht mendoj se kjo qështje nuk do të duhet te jetë prioritet për subjektet e partive jo shumicë.

Prandaj une bejë apel për veprime te matura dhe të studijuara mirë në mënyrë qe të kemi raporte korrekte dhe te balancuara me subjektet politike shqiptare ne vend, ne te kundërtën ne rrezikojme të prishim raportet me këto subjekte e ku rezultat i kësaj do të ishte rrezikimi i interesave vitale te komuniteteve tona të cilat i përfaqesojmë. Une i bëjë apel klasës politike të komuniteteve egjiptjan dhe ashkali qe te mos nguten me veprime të cilat ne planin afatgjatë do të mund të rrezikojnë interesat dhe të drejtat e komuniteteve tona përballë popullatës shumicë dhe subjekteve politike nga komunitetit Shqiptare ne Kosovë, për neve është jetike të kemi raporte korrekte si me poziten ashtu edhe me opiziten shqiptare ne Kosovë, prandaj thërras për maturi dhe konsultim të gjithëmbarshem përpara se të ndërmarrim vepime të tilla.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj