Irdk

Mbahet mbledhja e radhës së Kryesisë se Partisë Egjiptiane – IRDK

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e hënë, 25 mars 2019

U shpalosën të rejat nga takimet me qytetar pjesëtarë të komunitetit Egjiptian ku u theksua gatishmëria e komunitetit për pritje te mëdha dhe për ndryshime pozitive nga Partia Egjiptiane -IRDK.

Në Gjakovë më ftesë se kryetarit të Partisë Egjiptiane- IRDK,-së u mbajt mbledhja e radhës së kryesisë së partisë me ketë rend dite: 1). Plani i veprimit për vitin 2019.2). Grupet punuese strategjike ne Partin Egjiptiane. 3.) Përcaktimi i takimit te Këshillit Drejtues te Partisë Egjiptiane. 4.) Procesi i anëtarësisë në diasporë dhe Kosovë.5) Të ndryshme. Duke i uruar punë dhe suksese rreth punës se partisë kryetari i përshëndeti te gjithë të pranishmit . Fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i Këshillit Drejtues te Partisë Egjiptiane z. Mustafë Myrtaj i cili e njoftoi kryesinë për punë dhe lëvizjet qe po bëhen dhe qe do te bëhen ne vazhdim rreth angazhimit te anëtarëve te grupeve punuese te formuara me propozim te Kryetarit te Partisë. U shpalosën të rejat nga takimet me qytetar pjesëtarë të komunitetit Egjiptian ku u theksua gatishmëria e komunitetit për pritje te mëdha dhe për ndryshime pozitive nga Partia Egjiptiane -IRDK. U diskutua aktiviteti i koordinatorit për diasporë z. Ramiz Zizakut rreth punës së tij të çmueshme rreth punës dhe organizimit ne diasporë. Ishte një diskutim i frytshëm i nënkryetarit te Partisë z. Gazmend Dervishit, z. Xhevdet Neziraj, z. Mustaf Myrtaj, z. Muharrem Asllanit, z. Astrit Shala dhe shumë diskutantëve tjerë. Takimet e kryesisë se Partisë Egjiptiane do te vazhdojnë të mbahen rregullisht me një dinamikë te madhe punë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2019 - Fazli Stollaj