Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të IRDK-së

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e shtunë, 26 dhjetor 2020

Ne u bëmë pjesë e Qeverisë së re duke mos vendosur asnjë kusht për votimin e Qeverisë, ne nuk votuam për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ne nuk votuam për Qeverinë e pa ligjshme dhe kaluam në opozitë.

Sot, në Gjakovë, është mbajtur Mbledhja e Këshillit Drejtues të IRDK-së. Në këtë mbledhje janë marrë disa vendime dhe është diskutuar për rrjedhën politike gjatë këtij viti dhe zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit.

Kryetari i IRDK-së, Elbert Krasniqi ka folur gjerësisht lidhur me rrjedhën politike gjatë vitit 2020. Sot bëhet një vit prej kur jemi betuar si deputet, pra kur IRDK u kthyer në Parlamentin e Kosovës, ne u bëmë pjesë e Qeverisë së re duke mos vendosur asnjë kusht për votimin e Qeverisë, ne nuk votuam për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ne nuk votuam për Qeverinë e pa ligjshme dhe kaluam në opozitë, theksoi Elbert Krasniqi. Ai theksoi gjithashtu se për këto muaj sa ishim në opozitë, ne paraqitem shqetësimet tona lidhur me problemet e komunitetit, unë isha njeri prej nënshkruesve të shkresës për Gjykatën Kushtetuese, prandaj po presim që rilegjitimimi i përfaqësuesve të popullit të ndodh në fillim të vitit. Anëtarët e Këshillit Drejtues kanë mbështetur pozicionimin e IRDK-së dhe veprimtarinë e deputetit Krasniqi në Parlamentin e Kosovës.

Në mënyrë unanime Këshilli Drejtues e ka zgjedhur Muharrem Asllanin për Kryesues të Këshillit Drejtues.

Është plotësuar Kryesia e IRDK-së me anëtar të rinjë. Këshilli Drejtues ka vendosur që Sabina Berisha, Valmir Rama, Sami Arifi dhe Jeton Rrahmani do të jenë anëtarë të Kryesisë së IRDK-së. Gjithashtu, Këshilli Drejtues i IRDK-së ka vendosur që Sabina Berisha dhe Valmir Rama të jenë nënkryetar të IRDK-së.

Këshilli Drejtues ka diskutuar edhe për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve dhe ka formuar Shtabin Zgjedhor i cili përbëhet prej shtatë anëtareve.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2021 - Fazli Stollaj