IRDK do të vazhdoj të mbetet e rreshtuar për kthimin e shpresës

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e enjte, 24 dhjetor 2020

IRDK edhe në të ardhmen do të jetë e rreshtuar ka politika që do të kthejnë shpresën e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe pjesëtaret e komunitetit Egjiptas në Kosovë.

Një delegacion i IRDK-së i prirë nga kryetari Elbert Krasniqi, zëvendëskryetari Fridon Lala, Arjeta Shala, Sabina Berisha, Isa Osmani, dhe Fazli Stollaj janë takuar me liderin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti.

Në këtë takim është biseduar për situatën pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku si pasojë, vendi do të shkoj në zgjedhje në fillim të vitit 2021.

Në këtë takim është vlerësuar qëndrimi i IRDK-së për kontributin që e dha në ndryshimin e nevojshëm të mendësisë politike, duke votuar Qeverinë Kurti, duke kundërshtuar ashpër mocionin ndaj kësaj Qeverie dhe duke mos e votuar Qeverinë e klasës së vjetër politike.

Në këtë bashkëbisedim janë mirëkuptuar sfidat e komunitetit Egjiptas të identifikuara nga IRDK si paragjykimet, edukimi, strehimi, punësimi, infrastruktura dhe mbështetja për bizneset.

Është konkluduar se IRDK edhe në të ardhmen do të jetë e rreshtuar ka politika që do të kthej shpresën e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe pjesëtaret e komunitetit Egjiptas në Kosovë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2021 - Fazli Stollaj