Irdk

Gjashtë vite pa veprimtarin Imer Alija

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e mërkurë, 04 mars 2020

Ishte njeri prej intelektualëve të parë që i doli në mbrojtje komunitetit të tij në vitin 1999, atëherë kur po rrezikohen në të madhe ekzistenca e kësaj popullate në Kosovë.

Në këtë përvjetor, e kujtojmë me mall Imer Alijaj, sepse të gjithëve na mungon. Tani kur u bënë gjashtë vite pa Imer Alijaj, ndejmë gjithashtu edhe krenaripër veprimtarinë e tij në partinë e parë politike të komunitetit egjiptas, IRDK.

Imer Alijaj ishte inxhinier i diplomuar i makinerisë. Ai ishte pjesë e strukturave politike të LDK-së në komunën e Pejës gjatë viteve ’90. Ishte njeri prej intelektualëve të parë që i doli në mbrojtje komunitetit të tij në vitin 1999, atëherë kur po rrezikohen në të madhe ekzistenca e kësaj popullate në Kosovë. Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, themeluan Shoqatën Shqiptaro-Egjiptiane, pararendëse të IRDK-së.

Imer Alija vdiq me 4 mars të vitit 2014 në moshën 55 vjeçare. Ai la pas djem e vajza dhe shumë miq të cilëve në këtë ditë të gjithëve po iu mungon.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2020 - Fazli Stollaj