Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK, dega në Istog, mbanë mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2019

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e premte, 01 shkurt 2019

Kryetari po ashtu cilësoi se përfaqësimi "cirkus" i partisë në pushtet e cila kinse përfaqëson interesat e Komunitetit Egjiptian, është parti e cila nuk ka treguar asnjë rezultat konkret deri në këto ditë të përfaqësimit, duke cekur këtu se postet politik janë poste të përkohshme, mirëpo duhet punuar që profesionistëve t'u sigurohen vendime për punë të përheshme.

Me datën 01.02.2019, në Gurrakoc të Istogut është mbajtur mbledhje e rregullt e Partisë Egjiptiane - IRDK, e para për vitin 2019.
Përveç anëtarëve të kryesisë së dëgës, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Partisë, z. Elbert Krasniqi, z. Xhevdet Neziraj, anëtarë i Kryesisë së Partisë.
Bazuar në gjendjen aktuale politike në vend, nga të pranishimit në këtë takim ky vit u cilësia që me shumë gjasë ky vit do të jetë vit i zgjedhjeve nacionale në vend.
Kryetari i degës, Abedin Neziraj kërkoj nga të pranishimit që të mobilizohen, dhe për hirë të kuntributit disa vjeçarë të këtyre anëtarëve të Partisë të bëjmë të pamundur që kësaj radhe t'a kthejmë IRDK-në aty ku përkët, t'u kthejm komunitetit përfaqësimin dinjitoz të cilin e meritojnë.
Kryetari i Partisë, z. Elbert Krasniqi përshëndeti të pranishimit dhe cilësoi që Komuna e Istogut ka qenë dhe do të jetë ndër shtyllat kryesore të IRDK-së, ku asnjëhere nuk ka munguar puna dhe fitorja e IRDK-së. Kryetari po ashtu cilësoi se përfaqësimi "cirkus" i partisë në pushtet e cila kinse përfaqëson interesat e Komunitetit Egjiptian, është parti e cila nuk ka treguar asnjë rezultat konkret deri në këto ditë të përfaqësimit, duke cekur këtu se postet politik janë poste të përkohshme, mirëpo duhet punuar që profesionistëve t'u sigurohen vendime për punë të përheshme.
Nga të gjithë të pranishimit u shpreh gadishmëri që shumë shpejtë të fillohet me takime me banorë të lagjeve dhe fillojë organizimi i degës.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2019 - Fazli Stollaj