Irdk

Mbahet mbledhja e radhës Kryesisë së Partisë Egjiptiane - IRDK

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e enjte, 27 dhjetor 2018

Kryetari përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke i uruar për punën dhe suksesin që po tregojnë përfaqësuesit e Partisë. Fjalë përshëndetëse pati edhe z. Mustafë Myrtaj, Kryetar i Këshillit Drejtues të Partisë Egjiptiane - IRDK, i cili ndër të tjera vlerësoi lartë angazhimin e anëtarëve të Grupeve Punuese të formuara nga mbledhja e kaluar.

Sot me datën 19.12.2018, në Pejë, me ftesë të Kryetarit të Partisë Egjiptiane - IRDK, z. Elbert Krasniqi, është mbajtur mbledhja e radhës e Kryesisë së Partisë.
Kryetari përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke i uruar për punën dhe suksesin që po tregojnë përfaqësuesit e Partisë.
Fjalë përshëndetëse pati edhe z. Mustafë Myrtaj, Kryetar i Këshillit Drejtues të Partisë Egjiptiane - IRDK, i cili ndër të tjera vlerësoi lartë angazhimin e anëtarëve të Grupeve Punuese të formuara nga mbledhja e kaluar.

G.P - Imazhi dhe Dinamika e partisë, paraqiti dukjen e re të webfaqes së partisë, si dhe mori aprovimin e kryesisë për logon e re të partisë e cila do të publikohet pas vitit të ri.
G.P Raporti i Drejtëpërdrejtë me Qytetarin (Rrafshi i Dukagjinit), shpalosi të rejat nga takimet me pjestarë të Komunitetit Egjiptian në Komunën e Pejës dhe përreth, ku ndër të tjera theksuan gadishmërin e komunitetit për ndryshime pozitive dhe pritje të mëdha nga Partia Egjiptiane - IRDK.
G.P Lista Zgjedhore - Gjithashtu raportuan se kanë filluar takimet me të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë, dhe se është duke u diskutuar për kandidatët potencial për pjesëmarrje në listat zgjedhore, të cilat sipas zhvillimeve të fundit do të mbahen jo më largë se vitin e ardhshëm.
G.P Financimi i Subjektit - në emër të këtij grupi, Kryetari i Partisë deklarojë se sipas Koordinatorit për Diasporë ka marrë aprovimin nga shumica e kontributdhënësve potencial nga Diaspora, dhe se nga fundi i Janarit të vitit të ardhshëm, Partia pritet të ketë fondin e saj i cili do të jetë një motor dhe ndihmë e madhe e këtij Subjekti.

Takimet të kryesisë do të vazhdojnë të mbahen edhe më tutje, dhe atë në varësi të zhvillimeve dhe dinamikës së Partisë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2019 - Fazli Stollaj