Irdk

IRDK kthehet në Parlamentin e Kosovës

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e mërkurë, 27 nëntor 2019

Partia Egjiptiane IRDK me 1755 vota do të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës me kryetarin Elbert Krasniqi.

Sot janë certifikuar nga KQZ rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura me 6 tetor të këtij viti.

Partia Egjiptiane IRDK me 1755 vota do të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës me kryetarin Elbert Krasniqi. Deputeti i sapo zgjedhur përmes një postimi në FB është shprehur:

‘’ Të nderuar mbështetës të IRDK-së, simpatizues dhe antarë. Sot dhe zyrtarisht KQZ, çertifikoj rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. IRDK dhe unë Ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj, mbështetje e cila e ktheu IRDK në Kuvendin e Kosovës. IRDK dhe unë do të jemi çdo here në mbrojtje dhe promovim të interesave të komunitetit. Ju informoj që IRDK, do të jetë dhe pjesë e qeverisë së ardhshme me qëllim që të avancoj pozitën e egjiptiane në Kosovë. IRDK falemnderon të gjithë aktivistët, simpatizuesit, veçanarisht diasporën tonë në Zvicërr dhe Gjermani. NE kthehmi në Kuvend fal punës dhe përkushtimit tuaj.‘’

Partia Egjiptiane IRDK do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2019 - Fazli Stollaj