Irdk

Nazmi Arifi, lideri i parë i Egjiptianëve në Ballkan

Irdk

Fazli Stollaj

e hënë, 24 qershor 2019

Personaliteti i Nazmi Arifit i nxori në dritë dëshirën dhe vullnetin e tij për dinjitet të popullit të tij. Ai ishte i prirë nga e drejta e popullit për të deklaruar përkatësinë e tyre etnike që ishte mohu në regjistrimet e popullsisë.

Ndjenja e veçantisë etnike, e fshehur në ndërgjegjen tonë, u përcjell nëpër gjenerata  dhe ishte e nevojshme që të manifestohej publikisht sepse këtë e kërkonte nevoja e të jetuarit me dinjitet. Popuj dhe grupe të caktuara janë identifikuar në bazë të personaliteteve të njohura të cilët kanë lenë gjurmë me veprat e tyre gjatë periudhës së të jetuarit. Intelektualet të cilët arritën të akumulojnë dituri gjatë shkollimit dhe karrierës së tyre, e që bënë mund të madh për të gënjyer veten e tyre   për identifikim me një grup etnik që realisht nuk i takojnë, nuk arritën të fitojnë epitetin e personalitetit.

 Ata të cilët nuk e peshuan karrierën dhe përparësitë e ofruara në periudhën e të jetuarit ,me dëshirën e madhe te tyre për dinjitet të grupit që i takon, ata lanë gjurmë në periudhën e jetës së tyre dhe fituan epitetin e personalitetit. Njeri prej tyre që la gjurmë në jetën e tij për të zgjuar vetëdijen kombëtare është padyshim Nazmi Arifi nga Ohri i Maqedonisë.

Në prag të 24 Qershorit "Ditës së Egjiptianëve të Ballkanit", është e nevojshme që të dimë më shumë për këtë personalitet për shkak se 24 Qershori është "vepër" e Nazmi Arifit. Personaliteti i Nazmi Arifit i nxori në dritë dëshirën dhe vullnetin e tij për dinjitet të popullit të tij. Ai ishte i prirë nga e drejta e popullit për të deklaruar përkatësinë e tyre etnike që ishte mohu në regjistrimet e popullsisë. Nazmi Arifi arriti që me 24 Qershor 1990 të themeloj Shoqatën e Egjiptianëve në shtetin e Jugosllavisë, atëherë kur vetëm sa u lejua krijimi i asociacioneve dhe organizatave politike, por që nuk ishin veprime aspak të pa rrezikshme nga regjimi i asaj kohe. Nga rrënjët e 24 Qershorit kanë buruar të gjitha lëvizjet dhe organizatat e popullit tonë në Ballkan,  e që pas vitit 1999 në Kosovë me dy identitete: egjiptian dhe ashkali.

Në prag të 24 Qershorit po e sjellim një biografi të shkurtër të personalitetit të popullit tonë Nazmi Arifi

 

Nazmi Arifi është lindur në Strugë, Maqedoni, me 17.02.1939. E ka mbaruar shkollën e mesme elektro-makiniste në Shkup  me 1961. Ka qenë aktiv në punën e shumë organizatave shoqëroro-politike, anëtar i Kryesisë së Unionit të vëzhguesve (skauteve) të Maqedonisë dhe RSF të Jugosllavisë; anëtar i Kryesisë  së Maqedonisë dhe te Jugosllavisë. Ne vitin 1982 është shpërblyer me medalje për Merita të Popullit, nga Kryesia e RSF te Jugosllavisë.

Është themelues dhe kryetari i parë i Shoqatës së Egjiptianëve të Jugosllavisë në vitin 1990.

Me 20 nëntor 1990 i ndodhi aksident i rendë dhe mbetet invalid në gjendje të rendë. 

Ne vitin 1996 është recensor i librit të parë shkencor për Egjiptianët e Ballkanit “Përmbledhja e punimeve për etnogjenezën e Egjiptianëve në Maqedoni”. Me datën 27.09.1998 është proklamuar si anëtar nderi i Unionit Ballkano- Egjiptian.

Vdiq në Ohër me 05.11.2006.



Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2019 - Fazli Stollaj