Manifestimin për
24 Qershorin, ditën memoriale të komunitetit Egjiptian, IRDK e ka filluar me
vizita te disa nga familjet përfituese nga programi për ndërtimin e shtëpive
nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Kryetari i IRDK-së Elbert
Krasniqi, me bashkëpunëtor i kanë vizituar familjet Bajramaj, Shaqiri, Ganaj
nga komuna e Istogut dhe familjet Lani, Abazaj, Litaj nga komuna e Klinës.
Kryetari Krasniqi gjatë vizitës është interesuar për cilësinë e ndërtimit të
shtëpive dhe për gjendjen sociale dhe mënyrën e përballimit të sfidave të
këtyre familjeve skamnore.
Kryetari Elbert
Krasniqi me bashkëpunëtor, në mbrëmje i ka takuar për të bashkëbiseduar dhe për
të festuar me bashkëpunëtor dhe aktivist nga Klina dhe Istogu. Jetesa e bazuar
në mirëqenie dhe barazi është prioritet i IRDK-së, dhe si e tillë tashmë është
integruar në prioritetet qeveritare.