Në dyvjetorin e ndarjes
së veprimtarit të shquar Ramiz Zizaku, kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi,
deputeti i IRDK-së Fridon Lala të shoqëruar nga bashkëpunëtor, bashk partiak
dhe familjar, kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit Ramiz Zizaku.
Kryetari i
IRDK-së ndër të tjera tha se Ramiz Zizaku si gjithmonë edhe në këtë ditë na
mungon shumë. Kur IRDK ishte në ditë jo të mira Ramizi ishte burimi më i madh i
vullnetit dhe shpresës prë IRDK-në që të kthehet si përfaqësuese politike në
institucionet e Kosovës, theksoi kryetari Elbert Krasniqi.
Xhevdet Neziraj
përkujtoj kohën kur Ramizi iu bashkua kauzës për identitet dhe dinjitet të
komunitetit Egjiptian dhe spikati figurët e tij të intelektualit dhe
humanistit.
Ramiz Zizaku u
nda nga jeta me 4 dhjetor 2021.