Në përvjetorin e
parë të ndarjes nga jeta, Kryetari i IRDK-së, Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga
familjar të Ramizit dhe nënkryetari Valmir Rama, anëtarët e Kryesisë Eros
Gashi, Lush Çukaj, Mergim Neziraj dhe bashkëpunëtorët tjerë Xhevdet Neziraj,
Fazli Stollaj, Ibish Berisha, Xhevat Neziraj, kanë bërë homazhe te varri i
Ramiz Zizakut në Pejë.
Kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi theksoi se Ramiz
Zizaku ishte shoku ynë, bashkëpunëtori i ngushtë i Kryesisë së IRDK-së, njeriu
që na dha shpresë në çdo kohë. Ne Ramizin do ta përkujtojmë gjithmonë dhe do të
ndjekim rrugën të cilën e trasoj Ramizi, ka vazhduar kryetari Elbert Krasniqi.
Veprimtari Ramiz
Zizaku u nda nga jeta me 4 dhjetor të vitit 2021. Ai mbetet një ndër figurat
kryesore të IRDK-së dhe komunitetit Egjiptian/Ashkali i cili bëri shumë
përpjekje që të jemi bashkë.